Pranga zyrtarit të aplikimeve
u dha pasaporta të kërkuarve

VLORË - Një punonjës i zyrës së aplikimit të pasaportave biometrike në Vlorë, është arrestuar me akuzën se në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit, u ka dhënë shtetasve të ndryshëm në kërkim pasaporta biometrike.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Vlorës, në datë .04.04.2012 nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në bazë të informacione të marra në rrugë operative dhe nga hetimet e kryera është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Rinald Lefter Kapo, vjec 25, banues në Vlorë me profesion operator pranimi i kompanisë së prodhimit të pasaportave “ALEAT” në Komunën Shushicë fshati Llakatund.
Policia tha se arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi dyshohet se ka proceduar në aplikimin për pajisje me pasaportë të një shtetasi të shpallur në kërkim me të dhëna të rreme të cilat i përkasin një shtetasi tjetër. nga Strukturat Kundër Krimit Financiar vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor edhe për disa raste të tjera si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit që ka aplikuar me të dhënat e rreme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Fallsifikimi i pasaportave, leternjoftimeve ose vizave” parashikuar nga neni 189/3 I Kodit Penal.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO