Policia pritej që t’i publikonte sot rekomandimet pas një hetimi 14-mujor lidhur më “çështjen e dhuratave”, për të cilën Netanyahu dyshohet se ka pranuar në mënyrë të paligjshme dhurata të shtrenjta nga biznesmenë.
Akuzat vijnë pas dy hetimeve të ndryshme, “Çështja 1000” dhe “Çështja 2000”.
Në të parën dyshohet se Netanyahu ka pranuar dhurata me vlerë mijëra dollarë nga biznesmenë të pasur. Ndërsa në rastin e dytë ai dyshohet për një marrëveshje me gazetën Yedioth për një mbulim më pozitiv në këmbim të masave shtrënguese ndaj rivaleve të saj.
s.k/Shqiptarja.com