Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ishin një nga çiftet më të përfolur përsa i përket shoëbizit shqiptar. Ata filluan të përfliteshin akoma më shumë në momentin që u ndanë. Dhe këtë të fundit e deklaroi vetë Seldi në spektaklin “Dance with me”.
Mirëpo vetëm pak ditë pas pranimit të ndarjes nga Mimoza, këngëtari është shfaqur me një status mjaft thumbues. Ai ka publikuar një foto ku shkruan: “Janë disa njerëz specifikë në këtë botë që na duan aq shumë saqë i harrojnë 'hallet' e veta dhe merren me 'hallet' tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s'do të kishim stres.”
Foto e publikuar nga Seldi Qalliu
Mesa duket e ka bezdisur përhapja e lajmit për ndarjen.
Dy këngëtarët shqiptarë, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra
Komento