Prapaskenat, Berisha mbështeti
22 korrikun për zgjedhjet në PD

Prapaskenat, Berisha mbështeti<br />22 korrikun për zgjedhjet në PD
Ndryshe nga sa u paralajmëruar, dy kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami dhe Lulzim Basha, kanë nisur të ndarë fushatën, njëri nga Lezha dhe tjetri nga Kavaja.

Gjatë fjalës së tij në Lezhë, Eduard Selami, ka zbardhur prapaskenat e zgjedhjeve në PD si dhe rolin e Sali Berishës. Selami ka deklaruar se Berisha ka mbështetur datën 22 korrik për zhvillimin e zgjedhjeve, me argumentin se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes.

“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe. Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur Kryesia”, tha ai. Ndërkohë Selami ka edhe një përgjigje për deputetin demokrat Astrit Patozi.

“Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë. Por unë nuk e paragjykoj atë”, u shpreh Selami nga Lezha. Dy ditë më parë, Selami ka komentuar artikullin e tij shumë vite më parë ku fliste me superlativa për estetikën e Enver Hoxhës. Selami nuk e mohoi, por u shpreh se është një pjesë e jetës së tij që nuk mund të ndjehet krenar, por është një çmim që ka paguar për mbijetesë. “Nuk i druhem sulmeve.

Ajo është një pjesë e jetës sime për të cilën unë nuk jam krenar. Është një çmim që unë kam paguar atëherë për mbijetesë. Shumë njerëz zgjodhën rrugën e konfrontimit, unë jo. Por koha tregoi që unë e vrava frikën shumë shpejt”, deklaroi ai. Selami nuk është parë si kandidat serioz nga kundërshtarët e Lulzim Bashës. Megjithatë, demokratët do t'ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri më 22 korrik, për të zgjedhur mes tij dhe Lulzim Bashës.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dy palëshe dhe luftën ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dy palëshe dhe luftën ndaj terrorizmit