Prapaskenat e 2009, Berisha:
Isha gati të qeverisja me Ramën

Prapaskenat e 2009, Berisha:<br />Isha gati të qeverisja me Ramën<br /><br>
Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfen prapaskenat e 2009-ës, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, ku PD doli forcë e parë – por numri i mandateve nuk i mundësonte qeverisjen pa koalicion.

Në një intervistë në Abcnews, Berisha u shpreh se ai nuk është penduar për atë koalicion që ka bërë në atë kohë me LSI-në. Por pavarësisht kësaj ai deklaroi për herë të parë se nëse LSI nuk do të pranonte koalicionin, ai do të kërkonte një bashkëpunim nga Edi Rama. 

“Nëse Ilir Meta nuk do të pranonte në 2009-ën, unë do t’i ofroja bashkëpunim Edi Ramës. Kam deklaruar se nuk shkoj në zgjedhje për kapriço. Se kjo do të thotë se për një mendim të disa liderëve të shkojmë në zgjedhje. Unë nuk mund të bëhem kapriçoz në asnjë rast”- tha Sali Berisha.

Ndërsa kur u pyet lidhur me mundësinë e një koalicioni PS-PD në të ardhmen, Berisha nuk e përjashtoi. “I pandryshueshëm mendimi im. Nëse mesazhi sovranit është se vetëm koalicioni do të më qeverisë dhe unë atë do të bëj. Unë do ta quaja një fatkeqësi të madhe, por unë nuk do ta quaja një gjë të pamundur” – tha Berisha./Tema/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet