Prapaskenat e sherrit në Dibër
flasin deputetët e zonës

Prapaskenat e sherrit në Dibër<br />flasin deputetët e zonës<br>
Një ditë pas sherrit të dhunshëm ku godina u dëmtua dhe u gjakos nga përplasja, Bashkia e Dibrës ka kyçur dyert.

Ajo që për organet e rendit është një çështje penale, për njohësit e rrethanave politike në atë bashki, është një përplasje politike. PDIU e ndihmoi PS-në që të fitonte zgjedhjet e pjesshme në Dibër dhe Muaharrem Rama u zgjodh kryebashkiak, por më pas, sidomos pas zgjedhjeve të përgjithshme ku PS qeveris e vetme, ndarja e pushtetit lokal hapi konflikt mes socialistëve dhe PDIU-së, nga ku duket se buron edhe ngjarja e fundit.

Vetë Muharrem Rama ja faturoi PDIU-së organizimin e sulmit në bashki, por PDIU duket se nuk ka asnjë fjalë për të thënë. Deputetja e kësaj partie në parlament, Reme Lala, e cila qysh në nëntor nuk ngurroi ta quante kryebashkiakun hajdut e qoftexhi, nuk ka shumë për të thënë për ngjarjen.

“Shkoni në Dibër ta merrni vesh të vërtetën, faleminderit” – u shpreh ajo.

Për socialistët, kjo ngjarje është e rëndë, por u takon oraneve të rendit ta shqyrtojnë.

Deputetja e shumicës Almira Xhembulla, u shpreh: “Ka ndodhur një incident në ambientet e bashksië Dibër, për të cilën strukturat përkatëse po marrin masa, ka një urdhër arresti për nën.kryetarin e bashkisë. Nuk besoj që është një konflikt politik, do ulemi të diskutojmë, por është një incident për të cilin duhet që të reflektojmë me seriozitetin maksimal”.

Ndërkohë, deputetja demokrate Dhurata Çupi shprehet shumë më direkte: “Sherri është bërë për të ndarë tepsinë, midis atyre që sot drejtojnë bashkinë në mënyrën me skandaloze të mundshme. Bashkia e Dibrës dihet si është marrë dhe dihet si po shkon, gjithmonë për të ndarë tepsinë hajdutët që drejtojnë bashkinë”.

Për LSI-në, gjithçka është pasojë e gjendjes ekonomike të vendit. Përparim Spahiu Deputet i kësaj force, thotë: “Janë absolutisht ngjarje që të paktën Dibrës nuk i taklojnë. Është një ngjarje e papranueshme, komentet janë të pakta. Nuk e prisja kurrë që në Peshkopi të ndodhin ngjarje të tilla. Nëse ekonomia e vendit ka arritur deri te këto për sherre banale për një vend pune, kjo është një situatë e krijuar këto katër vitet e fundit të qeverisjes”.

Nga ngjarja e rëndë, aktualisht është i arrestuar nënkryetari i bashkisë Ernol Cani dhe janë shoqëruar disa punonjës të bashkisë, përfshirë edhe kryebashkiakun Rama.
 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike