Prapaskenat e vendimit të BE për negociatat, ja kush ishin arsyet kryesore që u vendos 2019

Prapaskenat e vendimit të BE për negociatat, ja kush ishin arsyet kryesore që u vendos 2019

“EurActiv”, faqja online që pasqyron aktivitetet e Brukselit zbardh prapaskenën e vendimit të Bashkimit Europian, që përcaktoi si datë për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë qershorin e 2019.

Ministri austriak i çështjeve të BE, Gernot Bluemel tha se kishte kërkuar nga Komisioni Evropian të përgatiste bazat për hapjen e bisedimeve të pranimit "por sigurisht që disa kushte duhet të përmbushen". Progresi, sipas tij duhet të përfshijë rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshme mbi reformat e gjyqësorit, shërbimet e sigurisë dhe administratën publike, si dhe goditjen e korrupsionit.

Rezervat e shprehura nga Franca dhe Holanda ishin të qarta. “EurActiv”, shkruan se vendimi tregoi se peshën kryesore e ka pasur vendosmëria e presidentit francez Emanuel Macron për ta shtyrë një vendim mbi çështjen deri pas zgjedhjeve të parlamentit europian të muajit maj, nga frika e rritjes së ndjenjave anti-establishment. Gjermania dhe shefi ekzekutiv i BE Jean-Claude Juncker kanë kërkuar ta mbajnë Ballkanin Perëndimor jashtë influencës së Rusisë duke i ofruar të 6 vendeve të tij një rrugë të sigurt drejt anëtarësimit europian.

“EurActiv” vijon më tej duke shkruar se negociatat mund të fillojnë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm nëse dy vendet kandidate vazhdojnë të bëjnë përparim në reformat e kërkuara nga BE, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Marrëveshja për hapjen e bisedimeve u negociua nga ministri i jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn. "Ishte një lindje shumë e vështirë," deklaroi ministri gjerman Michael Roth.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg