TIRANE- Që nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912 (kur rolin e orkestrës së ushtrisë e kreu Banda “Vatra”), për herë të parë në Shqipëri bëhet i mundur interpretimi i hymnit serb nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Ushtrisë Shqiptare. Paraditen e 27 majit 2015, kryeministri serb, Alekandër Vuçiç, u prit me nderimet më të larta që përcakton protokolli shtetëror në Pallatin e Brigadave, ku u ekzekutuan dhe dy himnet, ai serb dhe shqiptar.
Edhe pse Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Ushtrisë shqiptare ka në arshivin e saj rreth 140 hymne ndërkombëtare, hymni serb mungonte. Hyrja e hymneve në arshivën e Orkestrës Frymore të F.A. të Ushtrisë bëhet nga protokolli i lartë i shtetit në bazë të miqësive dhe marrëdhënieve diplomatike në vende të ndryshme të botës. Hymni serb vetëm para katër ditësh ka hyrë në arshivën e Orkestrës Frymore të F.A. Altin Babameto, komandant dhe dirigjent i Orkestrës Frymore të F.A. rrëfen historinë e themelimit të këtij institucioni dhe si i mësuan partiturat e hymnit për katër ditë.
/Shqiptarja.com

VIDEO- Konferenca e shtypit Rama - Vucic