Ish-kryeministri “ia hodhi” vetëm me një vërejtje edhe pse qe një prej aktorëve kryesorë të debatit të së enjtes së shkuar. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se Berisha ka shpëtuar, pasi nuk dëgjoheshin fyerjet e tij në videon mbi të cilën anëtarët e Byrosë u bazuan për provimin e fajësisë. As në procesverbalin e zbardhur nga shërbimi i seancës plenare, nuk janë të regjistruara fjalët fyese të Berishës, edhe pse deputeti Braçe apo të tjerët i kanë dëgjuar ato. Ndryshe nga Berisha, fjalori i përdorur nga Braçe është i dokumentuar në procesverbalin e seancës, e po ashtu dëgjohet edhe në video.