Zbardhjen debatet dhe prapaskenat e rrëzimit të nenit në ndryshimet kushtetuese, i cili i hapte rrugë legalizimit të martesave gay. Tre ditë para votimit të projektit kushtetues në Parlament, pra në datën 19 Korrik, mbledhja me dyert të mbyllura e komisionit të Reformës në Drejtësi, është dominuar nga debatet rreth nenin, që nënkuptonte lejimin e martesave mes së njëjtës gjini. Gjatë debateve, del në pah se për rënien e këtij neni kanë lobuar një grup deputetësh të gjithë krahëve politikë, të cilët kanë kërcënuar me djegien e reformës, çka ka detyruar PD-PS të ndryshonin draftin pa u konsultuar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ndërkaq, ndryshimet kanë sjellë revoltimin e kreut të EURALIUS, Rainer Deville, i cili ka deklaruar se nga drafti janë hequr vlerat evropiane. “Më lejoni të bëj 3 vërejtje. Është bërë një ndryshim ku janë hequr vlerat evropiane. Kjo është diçka e papëlqyeshme”, ka deklaruar Rainer Deville.
Rrëzimi i martesave gay
Deputetja Vasilika Hysi ka shprehur keqardhjen për heqjen e nenit për mosdiskriminimin e grupi LGBT. Ajo thotë se neni u hoq për të mos djegur reformën. “Ndihem e keqardhur që ka deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët nuk janë dakord për të parashikuar në Kushtetutë dy motive që janë prezent në Shqipëri, mbi bazën e të cilave diskriminohet grupi i LGBT-ve, konkretisht identiteti gjinor dhe orientimi seksual dhe, për hir të kësaj, të djegim dhe të heqim nga Kushtetuta bazat e tjera me të cilat ndalohet diskriminimi. Për shembull, janë një sërë plotësimesh: aftësia e kufizuar, përkatësia prindërore, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore. Dakord, mund të pranonim, sepse duhet të votojmë këtë Kushtetutë dhe të mos e djegim reformën në drejtësi, pasi kolegët në parlament nuk duan orientime seksuale, identitete gjinore, por të mos i biem më qafë grupeve të tjera, të cilët kanë të drejtë të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre”, ka pohuar Hysi.
Fatmir Xhafaj
Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, duke iu përgjigjur shqetësimit të zonjës Hysi dhe Deville, ka pohuar se Kuvendit e ka kufizuar mandatin e komisionit vetëm për t’u përqendruar tek reforma. “Zonja Hysi, unë e kuptoj pasionin dhe përkushtimin tuaj për këtë gjë, por do t’ju lutesha që të më mirëkuptoni mua dhe kolegët, këtu është fjala për të respektuar një mandat që Kuvendi na e ka dhënë dhe na e ka kufizuar për t’u fokusuar dhe për të qenë të përqendruar te reforma në drejtësi. Këtu nuk ka paragjykime e të tjera”, ka theksuar Xhafaj. Po zonja Hysi ka pohuar se është hequr bazamenti i gjithë paketës së ligjeve.
Debatet me dyer të mbyllura për martesat gay
-Rainer Deville: Më lejoni të bëj 3 vërejtje. Është bërë një ndryshim i vogël ku janë hequr vlerat evropiane. Kjo është diçka e papëlqyeshme. Në nenin 80 keni hequr pjesën kryesore që ka të bëjë me të drejtat njerëzore. Keni fshirë aty pjesën e të drejtave njerëzore. Vërejtja e parë. Vërejtja e dytë ka të bëjë me humbjen e 5 shtyllave tona duke përfshirë noterinë, Shkollën e Magjistraturës, për të pasur një përfaqësim të gjerë me përfaqësues të ndryshëm që kanë një rol në gjyqësor, ose që janë të lidhur me gjyqësorin. Tashmë në draft kuptojmë që dy nga këto shtyllat janë hequr këtu. Në nenin “b” të aneksit keni ndryshuar përcaktimin për monitorimin pas ndryshimit dhe marrëveshjes që është bërë me Brukselin. Atë çka shikoj aty nuk e gjej të implementueshme, sepse keni parashikuar që monitorimi ndërkombëtar duhet të shqyrtojë, të vërtetojë, të kontrollojë të gjitha asetet e kandidatëve, por vëzhguesit ndërkombëtarë nuk i kanë mjetet për t’i bërë këto vëzhgime ose kontrolle, apo nuk kanë edhe kapacitetin për t’i bërë të gjitha këto kontrolle. Mendoni sikur të kemi një numër të lartë aplikimesh dhe të gjitha këto kandidatura duhet që të bëjnë deklarimin e aseteve të tyre, pronës së tyre, por edhe duhen kontrolluar. Pra, duhet një burim i madh njerëzor dhe do të kishte më shumë kuptim në qoftë se do të shtonim këtu që ta përmirësonim pak a shumë ligjin, sepse gjuha paraqet vështirësi dhe pas rishikimit me Brukselin. Jo të gjitha ndryshimet i janë referuar Brukselit. Ajo çka është hequr normalisht nuk është e dukshme në draft. Prandaj doja t’i përcaktoja këto 3 vërejtje.
-Vasilika Hysi: Të them të drejtën, pajtohem me shqetësimet e zotit Rajner për heqjen e dispozitës që parashikon plotësim të nenit 18, paragrafi i dytë i Kushtetutës, i cili flet për liritë dhe të drejtat e njeriut. Kjo reformë është për t’u ardhur në ndihmë dhe në mbështetje të qytetarëve për t’u shërbyer atyre dhe në themel ka parimet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të gjitha protokollet shtesë dhe direktivat e Bashkimit Europian për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ndihem e keqardhur që ka deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët nuk janë dakord për të parashikuar në Kushtetutë dy motive që janë prezent në Shqipëri, mbi bazën e të cilave diskriminohet grupi i LGBT-ve, konkretisht identiteti gjinor dhe orientimi seksual dhe, për hir të kësaj, të djegim dhe të heqim nga Kushtetuta bazat e tjera me të cilat ndalohet diskriminimi. Për shembull, janë një sërë plotësimesh: aftësia e kufizuar, përkatësia prindërore, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore. Dakord, mund të pranonim, sepse duhet të votojmë këtë Kushtetutë dhe të mos e djegim reformën në drejtësi, pasi kolegët në parlament nuk duan orientime seksuale, identitete gjinore, por të mos i biem më qafë grupeve të tjera, të cilët kanë të drejtë të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre.
-Fatmir Xhafaj: Zonja Hysi, edhe unë jam shumë i keqardhur, po aq sa ju, sepse është një punë 20-mujore, në të cilën është përshirë kontributi i të gjithëve, në mënyrë të veçantë i ekspertëve, por edhe yni në këto amendamente. Unë kam qenë dhe mbetem partizan i amendamenteve, jo vetëm i atyre që thatë ju, por edhe i amendamenteve të tjera. Por këtu nuk është një lëvizje selektive për arsyet që thatë ju se po hiqen këto dispozita. Këtu nuk është çështja e identitetit gjinor apo orientimit seksual, që është shkaku. Absolutisht jo. Këtu janë hequr edhe një sërë dispozitash të tjera.
-Vasilika Hysi: Z. kryetar, nenet që unë përmenda, ndjesë që po e marr fjalën përsëri, nuk kanë të bëjnë thjesht me integrimin evropian, ato janë themeli...
-Fatmir Xhafaj: Nuk kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.
-Vasilika Hysi: Ato janë bazamenti i të gjithë paketës së ligjeve, pra të 50 ligjeve që ne po bëjmë në kuadër të reformës në drejtësi. Këto duhet të jenë parimet bazë, që do të udhëheqin ndryshimet në Kodin Penal, në Kodin e Procedurës Penale, Kodin Civil, Kodin e Familjes dhe kudo. Prandaj, nëse biem dakord për të kënaqur dëshirat e kolegëve në parlament, që nuk janë të përgatitur për identitetin gjinor dhe për orientimin seksual, që nuk kanë të bëjnë as me martesën dhe as me birësimin, të paktën të mos djegim pjesën tjetër. Për një plesht, ne po djegim të gjithë jorganin!
-Fatmir Xhafaj: Zonja Hysi, unë e kuptoj pasionin dhe përkushtimin tuaj për këtë gjë, por do t’ju lutesha që të më mirëkuptoni mua dhe kolegët, këtu është fjala për të respektuar një mandat që Kuvendi na e ka dhënë dhe na e ka kufizuar për t’u fokusuar dhe për të qenë të përqendruar te reforma në drejtësi. Këtu nuk ka paragjykime e të tjera.
-Petrit Vasili: Të them të drejtën, sinqerisht jam jo pak i surprizuar që ne kemi mbi tavolinë një tekst kaq të gjerë me propozime për amendamente. Sigurisht, për hir të shpjegimit korrekt që bëri zoti Xhafaj, për arsye të procedurave, për arsye të procesit politik, që ndërkohë ecën, dhe për një pjesë të tyre disa reflektime nga ana procedurale vazhdojnë t’i japin hapësirë asaj që duam të arrijmë për një konsensus, praktikisht mund të pranoheshin. Megjithëse për këtë çështje, po them sinqerisht, ne jemi duke përpiluar ndryshime kushtetuese dhe sido që të ishte puna duhet të kishim pasur një minimum dakordësie në këtë sallë, të paktën për respekt të komisionit, të hartuesit, të propozuesit apo të atyre që ishin të mandatuar për të negociuar një gjë të tillë, që duhet të ishin për të dhënë shpjegimet e tyre, propozimet e bëra të jenë të ekuilibruara dhe të ruajnë soliditetin e ndryshimeve kushtetuese. Pra, të kishim mundësi të bënim bashkëbisedimin e zakonshëm që komisioni bën me hartuesit. Praktikisht kemi një seri propozimesh, që vijnë, sigurisht, nga një negocim politik, që do të thotë nga diku, por nuk kemi autorët e tyre. Kjo sigurisht krijon një problem procedural, por edhe formal.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com