TIRANE- Sigurimi i 84 votave për të ndryshuar disa kode të rëndësishme, nuk ka qenë aspak e lehtë për mazhorancën. Teksa kishte të sigurta 61 vota të Partisë Socialiste dhe 20 të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mazhoranca kishte të nevojshme edhe votat e aleatit tjetër, PDIU-së për arritjen e shumicës së cilësuar. Kjo e fundit nuk e kishte qartësuar pozicionin e saj, pasi kishte shprehur paraprakisht mos votimin e ndryshimeve në Kodin Penal që ashpërsonin dënimet për biznesmenët që bëjnë evazion fiskal.
Të mërkurën Shpëtim Idrizi mblodhi deputetët e tij për të qartësuar pozicionin që do të mbanin gjatë votimit të së enjtes dhe së premtes, por burime brenda PDIU-së thonë se 4 deputetët çamë nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Mësohet se ata i kanë shprehur kryetarit të partisë së tyre, Shpëtim Idrizi ankesa për moszbatimin e marrëveshjes paraprake mes PS-së dhe PDIU-së, kur kjo e fundit hyri në marrëveshje parazgjedhore.
Tahir Muhedini, Omer Mamo dhe Aqif Rakipi kanë shprehur pakënaqësi duke thënë se në nivel vendor PS nuk ka bashkëpunuar me PDIU-në, sikundërse kishin rënë dakord.
/Shqiptarja.com