Prapaskenat/ Portugalia "ndikoi" 
në imunitetin e Armando Prengës

Prapaskenat/ Portugalia në imunitetin e Armando Prengës">
TIRANE - Heqja e imunitetit të deputetit Armando Prenga, është diskutuar gjatë në Konferencën e Kryetarëve pak minuta përpara votimit nga parlamenti. Në procesverbalin e zbardhur të mbledhjes së datës 7 shtator, mësohet se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar që seanca të mbahej paradite, pasi pasdite, vec afatit të prokurorisë, ishte dhe ndeshja e Kombëtares me Portugalinë.

“Së pari fillojmë me arsyen objektive që u detyrova të bëj disa spostime nga lajmërimet që kishim bërë sot për Konferencën e Kryetarëve dhe hapjen e sesionit për pasdite. Duke qenë se prokuroria ka sjellë një kërkesë për deputetin Armando Prenga, e cila kishte një afat deri në orën 12.00 të ditës së sotme, mendova për ta afruar në kohë Konferencën e Kryetarëve dhe hapjen e sesionit, sepse nuk mund të thërrisnim sesion të jashtëzakonshëm për çështjen, por, edhe nga ana praktike pasi sot është ndeshja me Portugalinë. Jo vetëm aq, por sot është edhe një festë shumë e madhe e Kryegjyshatës dhe ka shumë aktivitete të tjera”, - thuhet në procesverbal. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon