Në projektbuxhetin për vitin 2024 planifikohen 51 milionë lekë për ndërtimin e rrugës lidhëse Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) – autostrada Fier-Vlorë.

Gjatë këtij viti fondi ishte 30 milionë lekë, ndërsa në vitin 2025 planifikohet të investohen 69.2 milionë lekë. Shifrat janë publikuar në relacionin e projektbuxhetit dorëzuar në Kuvend.

Ulja e avionit të parë në pistën e aeroportit të Vlorës pritet të bëhet në verën e 2025

Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërtoi Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.

Po kështu është parashikuar ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit dhe në pr/buxhetin për vitin 2024 planifikohen 52 milionë lekë. Viti i përfundimit të projektit do të jetë 2026