Pr.buxheti 2024, ministrja Denaj: Skemë e re mbështetëse për fermerët! IPARD? Ka ngadalësim procesi, jo bllokim fondesh

Afro 100 milionë euro është nevoja e fermerëve për mbështetje nga skemat kombëtare për vitin 2024, por nga buxheti i shtetit u është vënë në dispozicion vetëm 33 milionë euro. Ky nivel financimi pritet të arrihet pas përfundimit të skemës së re të mbështetjes së fermerëve.

“Në buxhetin sot ju shikoni një tavan i cili mbetet në nivelin 3.3 miliardë lekë, por dua të theksoj se nevoja do të jetë 3 fish më e lartë. Në projektbuxhetin afatmesëm ne do të prezantojmë këtë nevojë për rritjen e tavaneve në vijim. Ministria e Bujqësisë është duke punuar për një strategji që do të kërkojë në të ardhmen një mbështetje më të lartë nga buxheti i shtetit. Si në aspekt të mbështetjes së skemave kombëtare të cilat aktualisht jemi duke parë për të rishikuar disa element të saj”, tha Denaj.

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se 3 janë problemet kryesore që duhet të zgjidhen në sektor.

“Zhvillimi rural ka tre problem që buxheti duhet ti zgjidhë, fragmentarizimi i tokave duhet bashkimi i fermerëve për shkak se kanë tokë të vogël, së dyti duhet cilësi dhe investime në teknologji, ndihmë në këtë drejtim është dhënë nga IPARD, dhe së treti duhet mbështetje për infrastrukturë, që të mbështesim bujqësinë nga faktorët klimatik”, tha ministrja.

Edhe nëse buxheti për skemat kombëtare rritet, përsëri nuk do të mjaftoi tha ministrja Anila Denaj nëse do mungojnë fondet e BE-së, përmes programit të IPARD.

“Projektbuxheti për viti 2024 është ulur. Ulen investimet e huaja, shpenzimet e brendshme. Rreth 1.68 miliardë lekë që ishte vendosur për të mbështetur financimet e brendshme për programin e IPARD, por për këtë vit kemi gjykuar për shkak edhe të një procesi më të ngadaltë në linçimin e programit i IPARD III, që do të vijojë me rialokime në gjashtëmujorin e dytë. Por në këtë moment e kemi rialokuar këtë fond tek zëri i kullimit dhe ujitjes me 400 milionë lekë, që do ju jepet bashkive për këtë proces. Afati i IPARD II përfundon në dhjetor të këtij viti, dhe ne kemi bërë të gjithë praktikën kemi dorëzuar të gjitha dokumentet për të përfituar nga IPARD III, ashtu si edhe vendet e rajonit. Nuk është proces që ndodh automatikisht sa mbyllet një thirrje hapet një tjetër.  Ne kemi disa rekomandime për të cilat së brendshmi në raport me disa elemente kontrolli jemi duke punuar. Bujqësia edhe sikur buxheti të jetë 3-fish në skemat kombëtare, nuk mund të zhvillohet nëse nuk marrim fondet e IPARD III.”, u shpreh Ministrja.

Aktualisht po bëhet një hetim nga BE për shkak të dyshimit për abuzime me fondet e IPARD, por në rast se skema e tretë do të riaktivizohet siç pret qeveria, fermerët dhe agro-industria do të mund të aplikojë për financime në 9 fusha të ndryshme.

Ministrja vuri theksin edhe tek nevoja për të investuar në infrastrukturë, për të mbrojtur bujqësinë nga katastrofat natyrore.

“Kushtet e vështira klimatike janë një kërcenim serioz, pasi në muajin shtator e tetor fermerët në Korçe, Beratit, Elbasanit dhe Konispolit humbën rreth 80-90% të produkteve të tyre për shkak të breshrit. Sikur të ndërhyhet sot nga veriu në jug në të gjitha dimensionet e infrastrukturës, diga, rezervuare, argjinatura për lumenj, do të duhej një buxhet prej 700 milionë dollarë”, u shpreh Denaj.

Për vitin 2024 është parashikuar të mbështeten nga skema kombëtare 33 mijë fermerë

“Sot mbështesim 68% të fermerëve që kanë një NIPT fermeri. Në 2023 u mbështetën 100% fermerët që aplikuan për skemat kombëtare, u mbështetën 55 mijë fermerë nga skemat mbështetëse. Skema kombëtare për vitin 2024 është 3.3 miliardë lekë, theksoj se do të rritet pas rishikimit në qershor, përllogariten 33 mijë përfitues”, tha ministrja.

Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2024 është planifikuar në vlerën 14.1 miliardë lekë, nga rreth 15.6 miliardë lekë që është këtë vit pas shtimit të fondeve me akt normativ.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doganjer i vjeter: 08/11/2023 14:14

    Je per burg moj zonje. Gjoba bankersit do te te haje koken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë