Partia e Lirisë akuzon qeverinë se pr/buxhetin e vitit 2025 më i madhi ndonjëherë në vend nuk do ta çojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Në një postim në video nënkryetarja e kësaj partie, deputetja Erisa Xhixho  denoncon se pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë.

“A e dini ku do të shkojnë paratë e qytetarëve me buxhetin e vitit 2025? Nje buxhet prej 8.2 miliardë euro, nuk do të shkojne per te përmirësuar jetën e qytetarëve. Pjesa më e madhe e parave publike shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë.

Me buxhetin e vitit 2025, qeveria i jep pjesën e luanit klientëve të saj dhe thërrimet qytetarëve. Qeveria ka parashikuar të shtojë: 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë korruptive .1.9 miliardë lekë për koncesionin e sterilizimit perseri afere korruptive. 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore, ndërkohë që mbetet fakt se qytetarët shqiptarë, 60% të shpenzimeve i paguajnë nga xhepi.1.3 miliardë lekë për inceneratorin fantazmë të Tiranës , megaaferen e shekullit ate te inceneratoreve'  denoncon Xhixho