Precedentët, ja deputetët e 
përfshirë në ngjarje kriminale

Precedentët, ja deputetët e <br />përfshirë në ngjarje kriminale
TIRANË - Armando Prenga nuk është deputeti i parë që përfshihet në ngjarje që duhet të përballet me drejtësinë.
 
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, shpesh herë janë përfshirë në ngjarje kriminale, duke ndihmuar eksponentë kriminalë apo duke u implikuar direkt vetë në veprime kriminale.
 
Rasti me i freskët është ai i deputetit të PDK-së Mark Frroku i cili u akuzua se arriti ta fshehë brenda në makinën e tij Bardhok Planaj të akuzuar për trafik droge. Biznesmeni i ndërtimit Planaj sot e kësaj dite nuk është arrestuar nga policia e Shtetit, ndërkohë që pak muaj më parë agjentët e antidrogës kishin ndaluar makinën e deputetit Frroku, duke i kërkuar këtij të fundit t’i lejonte të kryenin një kontroll në makinë, pasi brenda saj dyshohej se fshihej një person i kërkuar për trafik droge.
 
Madje dhe Armando Prenga, tashmë i arrestuar për përplasjen me fisin Cali në Kurbin, është protagonist i një ngjarje të rëndë në parlament. Prenga ka qëlluar me rripin e pantallonave deputetin demokrat Gent Strazimiri dhe Edi Palokën. Ngjarja u hetua nga Prokuroria e Përgjithshme, por me pas u pushua për mungesë të provave dhe materialit filmik.
 
Një tjetër precedent është ai i ish-deputetit të PD në Peqin Dashamir Sulaj. Në vitin 2012 ky i fundit u dyshua se ishte përfshirë në një ngjarje kriminale, ku ka qëlluar me armë zjarri në stadiumin e qytetit, teksa luante ekipi i futbollit “Shkumbini”. Në atë kohë u fol se me pistoletë ish-deputeti kërcënoi dhe arbitrat e ndeshjes në dhomat e zhveshjes.

Ngjarja u hetuar nga policia e Peqinit dhe prokuroria e Elbasanit e cila pas kryerjes së një ekspertize ka dalë në konkluzionin se pistoleta ishte lodër dhe jo pistoletë luftarake. Me këtë ekspertizë u mbyll dhe misteri i ngjarjes që ndodhi në 2012 në stadiumin e Peqinit.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...