Precedenti, Si dështoi investimi 2.4 mld euro

Projektet me shifra tepër të mëdha ka më pak gjasa të realizohen. Që prej 5 vjetësh, KRRTRSH ka dhënë lejen për krijimin në zonën e Semanit në Fier të një parku gjigand energjetike, ku do të stokohej gazi i lëngshëm dhe do të ndërtoheshin edhe tre termocentrale. Faktikisht, leja vazhdon të jetë akoma në fuqi, ndërkohë që nuk është bërë asnjë gram punë për realizimin e projektit. U tha se në të do të angazhoheshin 2.4 miliardë euro fonde, çka ngjalli optimizmin e kryeministrit Berisha, që e shpalli para kohe Shqipërinë si një superfuqi rajonale energjetike. Por, më pas dolën "bishta të tjerë", që e detyruan kreun e qeverisë të kërkonte në Katar gaz të lëngshëm, në shkëmbim të anijeve me ujë të pijshëm. U tha madje se do të vinin 150 anije në vit, që do të bënin këtë shkëmbim mallrash, por gjithshka mbeti si një hipotezë.
Lidhur me projektin e Semanit, investitorët që në vitin 2006 kishin deklaruar se një vit më pas do të ishin gati të gjitha investimet e duhura për të realizuar objektet. Kjo rezultoi një mashtrim dhe aktualisht po pritet që të lidhet linja e gazit që kalon përmes Shqipërisë nën det, për në Itali, në mënyrë që të mundësohet konkretizimi. Por, kjo do të kërkojë akoma edhe shumë vite.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve