Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas emërimit nga kryeministri Rama të 12 prefektëve të rinj në vend.

Basha shprehet se 12 prefektët e rinj, ish-ushtarakë në rezervë janë 12 anëtarët e rinj të bandës, pasi sipas tij do ta shohin veten si noterë e shërbëtore të Habilajve.

“Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit.

Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave.

Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit” shkruan Basha. 

dy.b/shqiptarja.com