Prefekti i Lezhës vakant, Ndocaj
"Nuk ka emër konkret, jo Leka"

Prefekti i Lezhës vakant, Ndocaj<br />"Nuk ka emër konkret, jo Leka"
Ndonëse Institucioni i Prefektit në Lezhë mbetet pa një titullar në krye të tij, Eduart Ndocaj, deputeti i këtij qarku, duket se është kundër të gjitha kandidaturave të përfolura ditëve të fundit, përfshi këtu edhe Adrian Lekës, që me gjasë mund të emërohet nga Këshilli i Ministrave në krye të këtij institucioni.

Reagimi i Ndocajt ka ardhur në rrjetin social “Facebook” ku ai thotë se është kundër të gjithë emrave të lakuar, pasi sipas tij, në krye të këtij institucioni duhet të jetë një njeri që ka aftësinë, por edhe reputacionin e duhur për drejtimin e këtij institucioni.

Por mbi të gjitha, sipas Ndocajt, kjo figurë duhet të jetë konsensuale, duke shtuar se deri tani nuk ka asnjë emër konkret për këtë post vakant.

Ja mesazhi i tij në Facebook
“Në shtypin e shkruar po qarkullojnë emra të personave që mund të jenë Prefekt të Lezhës. 
Prefekti i Lezhës duhet të jetë e do të jetë një figurë konsensuale e pranuar nga palët dhe të ketë një biografinë e tij integritet moral dhe eksperiencë të suksesshme në institucione. 
Deri me sot nuk ka asnjë emër konkret apo propozim konkret.
Lezha ka figura mjaft dinjitoze për figurën e Prefektit. 
Promovimet e emrave konkrete për interesa personale nuk i bëjnë mirë PS në Lezhë.
Lezha duhet të ketë Prefektin e saj, sepse me ardhjen e dimrit qyteti ka shumë sfida të natyrës së mundshme të emergjencave.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!