Pas emërimit të Astrit Alisë, ish-nëndrejtorit të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, në krye të prefekturës së Gjirokastrës, ka reaguar deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili ka deklaruar se emërimi është një shpërblim që i jepet për të mbyllur gojën për trafikun e drogës.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Noka thotë se ky është “kodi i heshtjes”

Astrit Alia nëndrejtori i QNOD (qendres radarve) sot u shpërblye prefekt ne Gjirokaster. Pse ??? Shperblim per te mbyllur gojen per trafikun e droges . Omerta- funksionon. Mbyll gojen te shperblehesh kodi i Rames”, shkruan Noka në Facebook.

noka fb
  (Postimi i deputetit Flamur Noka në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com