TIRANE- Me rastin e 400-vjetorit të themelimit të Tiranës, Prefekti Sadi Vorpsi i ka dërguar një letër Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha dhe kreut të Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi me propozimin për të zhvendosur shtatoren e themeluesit Sulejman Pashë Bargjini nga lulishtja pranë “Partizanit të panjohur” tek fillimi i rrugës së Barrikadave. Kjo me qëllim për të krijuar rrënjëzimin e momentit historik ku ka fillesën qyteti i Tiranës.
Zhvendosja e kësaj shtatoreje propozohet edhe me synim ekspozimin më të mirë, i cili mundëson që figura e Sulejman Pashë Bargjinit të jetë më e konsiderueshme dhe më e nderuar nga qytetarët.
Prefekti ka kërkuar që ky propozim të shqyrtohet në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak.
Sulejman Pashë Bargjini njihet si themelues i Tiranës, punimet për ndërtimin e së cilës nisën në 1614.
“Zhvendosja e shtatores së Sulejman Pashë Bargjinit synon që figura e tij të jetë më e konsiderueshme dhe më e nderuar”, theksohet në propozimin e dërguar pranë Bashkisë Tiranë. Përmes kësaj letre, Prefekti i Qarkut Tiranë ka kërkuar që propozimi për zhvendosjen e Sulejman Pashë Bargjinit të hyjë në rendin e ditës, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak.
“Sa më sipër, do të vlerësonim përcaktimin e propozimit tonë në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak Tiranë, si një faktor domethënës i bashkëpunimit mes institucioneve tona”, theksohet në letër.

(Në foto: Letra e Sadi Vorpsit dërguar Lulëzim Bashës dhe Aldrin Dalipit)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com