TIRANE- Me sa duket do të marrë udhë njëherë e mirë qëndrimi në të njejtin vend i bustit të themeluesit të qytetit të Tiranës Sulejman Pashë Bargjini dhe Ushtarit të Panjohur. Pasi ishte vënë në qendër të rrethrrotullimit në këtë zonë, për shkak dhe të akuzave cinike që e konsideronin si një “polic trafiku”, busti i themeluesit të Tiranës u zhvendos më në qendër, duke qënë afër Ushtarit të Panjohur, ku me sa duket pritet të zhvendoset dhe prej andej për të marrë vendin e merituar në fillim të Rrugës së barrikadave.
Kështu, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, i është drejtuar ditën e djeshme Bashkisë së Tiranës me një letër, përmes së cilës propozohet zhvendosja e shtatores së Sulejman Pashë Bargjinit në një vend më të favorshëm. Sipas Prefektit Sadi Vorpsi, zhvendosja e shtatores nga lulishtja pranë “Partizanit të Panjohur”, në fillim të Rrugës së Barrikadave (sheshi para kafe “Europa”), do të bënte të mundur një ekspozim më të mirë të themeluesit të Tiranës, duke e bërë më të dukshme për qytetarët si dhe duke e nderuar kështu figurën historike të Sulejman Pashë Bargjinit.
“Zhvendosja e shtatores së Sulejman Pashë Bargjinit synon që figura e tij të jetë më e konsiderueshme dhe më e nderuar”, theksohet në propozimin e dërguar pranë Bashkisë Tiranë. Përmes kësaj letre, Prefekti i Qarkut Tiranë ka kërkuar që propozimi për zhvendosjen e Sulejman Pashë Bargjinit të hyjë në rendin e ditës, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak.
“Sa më sipër, do të vlerësonim përcaktimin e propozimit tonë në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak Tiranë, si një faktor domethënës i bashkëpunimit mes institucioneve tona”, theksohet në letër. Propozimi i cili i është drejtuar kreut të Bashkisë së Tiranës si dhe kreut të Këshillit Bashkiak pranë këtij institucioni Aldrin Dalipi, vjen në kuadër të 400-vjetorit të themelimit të qytetit, dhe që në këtë përvjetor meriton vërtetë që të nderohet sa dhe si duhet figura e themeluesit të qytetit që më vonë u bë kryeqyteti i Shqipërisë.
Sulejman Pashë Bargjini njihet si themelues i Tiranës, punimet për ndërtimin e së cilës nisën në vitin 1614. Ende ka dilema se përse u emërtua në këtë mënyrë ky qytet, duke përdorur versione të ndryshme që nga ‘Teheran e deri’ tek “te rana”, që më pas u bë Tiranë. Ndërsa me një vendim të Kongresit të Lushnjës, më 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë dhe këtu u zhvendos gjithë administrata.

Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com