TIRANË- “Genard Gjashta nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë, ndërsa sa i përket akuzave të Partisë Demokratike,do të ketë një procedim penal.”Ky është reagimi i ardhur nga  prefektura e Tiranës në lidhje me akuzat e bëra kundër Genart Gjashtës nga Partia Demokratike. Sipas Prefekturës akuzat e bëra nga zëdhënësja e PD-së, Vorpsi janë të pabaza duke i cilësuar si shpifje.

 “Partia Demokratike sot fabrikoi shpifjen e radhës, në qendër të së cilës ishte Genart Gjashta Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme pranë Prefektit të Qarkut Tiranë. Duke u distancuar me neveri ndaj këtyre akuzave, institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë kërkon që të sqarojë për mediat dhe publikun se z. Genart Gjashta nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, gjë e cila vërtetohet nga vërtetimet e gjendjes gjyqësore të vitit 2008 dhe 2014. Për më tepër, institucioni i Prefektit kërkon të bëjë të ditur se shtetasi Genart Gjashta, i përfolur sot nga goja e zëdhënëses blu, do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të paditur selinë e SHQUP-it për shpifjen në fjalë,"-thuhet në njoftimin për shtyp të Prefekturës Tiranë.
 

Njoftimi i plotë për shtyp i Prefekturës së Tiranës:
 
“Partia Demokratike sot fabrikoi shpifjen e radhës, në qendër të së cilës ishte Genart Gjashta Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme pranë Prefektit të Qarkut Tiranë. Duke u distancuar me neveri ndaj këtyre akuzave, institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë kërkon që të sqarojë për mediat dhe publikun se z. Genart Gjashta nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, gjë e cila vërtetohet nga vërtetimet e gjendjes gjyqësore të vitit 2008 dhe 2014. Për më tepër, institucioni i Prefektit kërkon të bëjë të ditur se shtetasi Genart Gjashta, i përfolur sot nga goja e zëdhënëses blu, do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të paditur selinë e SHQUP-it për shpifjen në fjalë. Përmes zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, Partia Demokratike tentoi të njollosë edhe një herë zyrtarët të cilët po i kthejnë dinjitetin administratës shtetërore, që kjo parti e kishte katandisur në çerdhe korrupsioni dhe avokate të krimit për tetë vite me radhë. Për më tepër, puna e z. Genart Gjashta ka sjellë një model krejt të ri në menaxhimin e administratës, ndryshe nga ai i trashëguari ku punonjësit ushtronin detyra pa dorëzuar dosje personale dhe që i viheshin në shërbim partisë-shtet. Duke u distancuar me neveri ndaj këtyre akuzave, institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë kërkon që të sqarojë për mediat dhe publikun se z. Genart Gjashta nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, gjë e cila vërtetohet nga vërtetimet e gjendjes gjyqësore të vitit 2008 dhe 2014. Për më tepër, institucioni i Prefektit kërkon të bëjë të ditur se shtetasi Genart Gjashta, i përfolur sot nga goja e zëdhënëses blu, do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të paditur selinë e SHQUP-it për shpifjen në fjalë.

vertetim vertemim genard gjashta
 


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)