Prej 12 ditësh Vlora digjet, Haki Çako për Report Tv: Kam qenë në eveniment familjar, i marr leje vetëm Zotit! I gjithë shteti është në këmbë

Teksa prej gati 2 javësh vendi, sidomos Vlora, është mbuluar nga zjarret që po djegin pasurinë tonë kombëtare, pyje dhe kullota, në Emergjencat tona Civile situata është marrë me qetësi 'olimpike'. Për kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shqetësimi se ai nuk është gjendur në krye të detyrës në këtë situatë emergjencash është i pavend pasi ai ka qenë në një eveniment familjar dhe për këtë s'ka pse merr leje.

'Jemi në operacion, do të vazhdojmë me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjithë kapacitete. Për të mos depërtuar. Kam qenë në fundjavë për një eveniment familjar, nuk mund t'i marr leje askujt përveçse Zotit dhe procedurave ligjore.  Nuk është e vërtetë që kam 1 javë që kam humbur. Kam qenë për dy ditë në një eveniment familjar", tha ai.

Në një intervistën e dhënë nga Dukati me gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, Çako shprehet se i gjithë shteti është në këmbë dhe po bëhet gjithçka për shuarjen e zjarreve.

"Sot janë në terren rreth 500 forca të armatosura bashkë me të gjitha strukturat e tjera. Helikopterët duhen futur në remont dhe kanë orët e tyre të fluturimit.  Kemi 2 helikopterë, aktualisht njëri është në operacion ndërsa tjetri për shkak të një defekti është ende në remont.  Nuk është e mundur të fluturojnë natën.  Po bëjmë maksimumin me gjithçka dhe sot shpresojmë që ta vendosim situatën në kontroll.  Duhet të kemi parasysh që ligji për mbrojtjen civile ka të përcaktuar qartë që duhet konsumuar të gjitha kapacitete e tjera pastaj duhen angazhuar strukturat operacionale qendrore, ku bëjnë pjesë edhe ato nga ajri.  Nuk mundet që për çdo zjarr të rënë të vëmë në dispozicion ndërhyrjen nga ajri. Pasi bëhet vlerësimi i situatës vihet në dispozicion.  Mjeti ka qenë në dispozicion, është operuar edhe në Berat për ditë të tëra ashtu sikurse ka operuar edhe në Vlorë", tha shefi i Emergjencave Civile.

Lajm në përditësim...

1627981661_helikopteri.jpg

Helikopteri i forcave Armatosura

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Pas ngritjes me vonesë të helikopterit shtetëror do na duhen privatët, por sa do të kushtojnë? Kreu i Emergjencave: Nuk e di

Nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile është thënë se sot po fluturojnë për fikjen e zjarreve edhe 2 helikopterë të kontraktuar nga privatët.

Por edhe pse e ngritën helikopterin e shtetit 10 ditë me vonesë dhe kostot e kontraktimit të privatëve mund të ishin shmangur, kreu i Emergjencave Civile nuk është në gjendje as ta thotë se sa do t'i kushtojë taksapaguesve ky shërbim.

I pyetur nga Report Tv në intervistën live nga Dukati, Haki Çako tha se ai nuk e di koston.

"Nuk është çështje që më takon mua! Nuk di ta them se sa ka kushtuar", tha Çako.

Ora 10:36
Refuzoi kërkesën e KLSH për kontroll?! Çako: Nuk është e vërtetë, po procedohet normalisht

KLSH më 30 korrik nisi kontrollin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve, por sipas një lajmi dje u deklarua se kjo është refuzuar nga Emergjencat Civile. Vetë KLSH shprehet se ka marrë nga Emergjencat Civile përgjigjen se "Drejtori i emergjencave Civile Haki Çako është me pushime deri në datën 9 gusht dhe KLSH nuk mund të auditojnë në institucion pa u kthyer drejtori i përgjithshëm". Por i pyetur nga Report Tv për këtë deklaratë, Haki Çako e refuzon kategorikisht. 

"Nuk është e vërtetë që është refuzuar kontrolli. Është administruar një kërkesë dje dhe po procedohet", thotë ai. 

Ora 10:31
Çako: I kemi kërkuar ndihmë fqinjëve dhe BE-së por kanë problemet e tyre

 

Shefi i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaron për Report Tv se i është kërkuar ndihmë edhe fqinjëve dhe BE-së por ata kanë nevojat e tyre.

"Masat janë marrë që të gjitha, i gjithë shteti është në këmbë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara. Është një situata që ka prekur gjithë Ballkanin. Edhe pse kemi kontaktuar edhe më fqinjët edhe me Brukselin, ata kanë pasur nevojat e veta dhe nuk kanë mundur të na përgjigjen", shprehet ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erli: 03/08/2021 18:09

    Kjo eshte kapja shtetit nga njerez te inkriminuar..keshtu eshte kur bashkpunon be krim me tjetrin dhe vjen momenti qe nuk pjerdh per tjetrin robi

    Përgjigju
  • Zaçja: 03/08/2021 16:08

    O Ordiner o pler, ske faj ti ka faj Rama qe ju mban ju legena !

    Përgjigju
  • Ing: 03/08/2021 11:44

    Kush na qenka ky zyrtar qe spjerdh per situaten dhe per shtetit qe e paguan?? Pse na qenka kaq i rendesishem qe nga drejtor policie na e cuan ne drejtor emergjencash vetem e vetem mos ta linin pa pune?? Apo u be per ti mbyllur gojen per bumin e hashashit qe u mboll kur ky karagjoz arrogant ishte nen drejtimin e policise se shtetit?? Ku jane kto gazetaret e devotshem qe na bejne lajme per gjithcka, por qe cuditerisht nuk investigojne ku ishte ky zyrtar qe paguhet me taksat tona?? Ashtu si humbi ne fatkeqsine e termetit qe su pa askund, ashtu u zhduk dhe tani. Dhe pa pike turpi dhe pergjegjsie na del e na thote qe i jep llogari vetem zotit!!! O koqe sje tu fol per shtepine tate por per postin qe mban dhe paguhesh nga xhepi im dhe i atyre qe i rrezikohen shtepite dhe jeta o idjot. Si ka mundesi qe kryeministri shkarkon zyrtare per gabimin me tvogel dhe ne kte rast emergjence as nuk prononcohet jo me te shkarkoje kte injorant arrogant burre

    Përgjigju
    • Marvi: 03/08/2021 18:08

      Nqs spak bon ca verifikime kur ky plehra ka qene drejtor i pergjithshem ne kohen e lulezimit te kanabisit do dalin fakte interesante per gjobat qe ky i vente drejtorve per kanabisin, per lidhjet e tij me elemente kriminale, nji prej te cileve eshte arrestuar per armembajtje disa dite me pare ne sukth, per perqindje mbi parcelat e mbjellura apo "tjetersimin" e kanabisit te sekuestruar. Mjaftojne vetem informacionet operative te SHIK dhe ky var veten, por cuditerisht dhe ky si Saje qorri apo Ardi Veliu kane shume te perbashketa

    • ing 2: 03/08/2021 17:29

      bravo ing ste heq asnje presje. thjesht shtoj si ka mundesi qe kryeministri nuk e heq kete?! dicka e madhe fshihet poshte ajsbergut

  • Mondi: 03/08/2021 11:35

    Keni te drejte per eventet z.haqi por ty te kemi te pere per keto pune. Per ty ka plotesisht te drejte populli shqiptar kur ka thene:fshati digjet e kurva krihet. Largohu nga ajo pune qe paguhet me para taksapaguesish qe sot u rrezikohet shtepia dhe pasuria dhe merru me eventet e tua personale qe te jesh I paster para zotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK