Prej 15 muajsh të burgosurit nuk takojnë dot të dashurit! Sajmir Visha dhe avokatët për Report Tv: Të lejonin takimet! Seancat gjyqësore të bëhen me publik dhe media

Prej marsit të vitit 2020 të paraburgosurit dhe të dënuarit në Shqipëri nuk mund të takohen me familjarët e tyre. Kjo për shkak të masave anti COVID.

Për Shoqatën e  Avokatëve Penalistë tashmë kjo situatë duhet të marrë fund. Përmes një thirrjeje që ata i bëjnë Ministrisë së Drejtësisë kërkojnë që të fillojë menjëherë  lejimi i takimeve të familjarëve me të paraburgosurit dhe të dënuarve mbas 15 muaj Ndërprerje. Gjithashtu një thirrje i drejtohet edhe KLGJ-së që të anulojë  vendimmarrjen e saj duke lejuar zhvillimin e seancave  gjyqësore  me dyer  të hapura. Pasi sipas avokatëve panelistë prania e publikut është thelbësore për një proces  të  rregullt ligjor.

Në lidhje me këtë çështje gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka intervistuar kreun e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, si dhe 4 avokatë penalistë.

Në intervistën ekskluzive Vishaj për thotë se nuk mund të lejohet më që këta të akuzuarit apo të dënuarit për vepra të ndryshme penale të mos e kenë mundësinë të takohen me të dashurit e tyre.  Ndërkohë që prania e familjarëve dhe publikut do të ndikonte në një proces të rregullt gjyqësor. Vetëm kështu kuptohet se vendimet nuk i përkasin vetëm një personi por ndikojnë në jetën e shumë njerëzve.

"Duke parë dhe gjendjen në rënie të pandemisë mendojmë që ka ardhur momenti që vetë ministria e Drejtësisë ta marrë këtë vendim. Janë 5000 të paraburgosur apo dënuar që kanë 15 muaj që nuk takojnë fëmijët apo familjarë të tjerë të tyre. Nuk mundemi t'i ndajmë ata. Unë përfitoj nga rasti të bëj thirrje që të vaksinohen edhe kjo kategori. Edhe pse dyshohen për vepra penale ato nuk mund të veçohen. ", tha Vishaj.

Ndëkohë që njëzëri avokatë dhe juristë thonë se takimet e të burgosurve me familjarët duhet që të lejohen, pasi ka kaluar më shumë  se një vit e gjysmë që kjo e drejtë themelore është cunguar për shkak të pandemisë. Takimet, ndikojnë edhe në rehabilitimin e tyre. 

Pavarësisht se drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka mundësuar komunikimet me skype, sipas tyre ka pasur raste që nuk kanë funksionuar, pasi më shumë se 40% e të afërmeve të burgosurve nuk kanë internet dhe telefona pasi kushtet ekonomike nuk jua lejojnë. Avokatët Arben Hoxha, Ardian Leka, Ferdinand Doja dhe Marash Ibraj kërkojnë gjithashtu që edhe gjyqet të hapen për publikun meqë numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm.

“Pothuajse në përfundim të pandemisë është e pa kuptimtë që të mos lejohen takimet me familjarë. Shteti  duhet të mundësonte takimet duke marrë masa. Takime me xham ose nëpërmjet të telefonit siç i ka Bashkimi Evropian. Meqenëse do të kërkonte një kosto dhe meqë jemi në përfundim të pandemisë është e udhës që të mos cenohet një nga të drejtat e lirisë themelore. Duke qenë se vetë personat që vuajnë një masë dënimi dhe izolimi i tyre sjell një rëndim të gjendjes psikologjike, mungesa e takimeve me familjarët sjell edhe një rëndim të gjendjes së tyre. Mbi të gjitha është edhe shkelje e një nga të drejtave.  E drejta e mbrojtësit për tu takuar personalisht me klientin e tij është një e drejtë e pa tjetërsueshme. Me masa të posaçme jemi takuar. Përveç burgut të Shnënkollit që shërbeu si vend karantinimi për të infektuarit me COVID. Pjesa dërrmuese e patën të konfirmuar dhe e kaluan COVID. Rehabilitimi është koncept i gjere. Midis të tjerave përkufizohet edhe gjendja psiko-emocionale e të dënuarit. Sigurisht takimi me familjarët do të sillte një rehabilitim më të shpejt të të dënuarit. Takimet me skype e minimizonin mungesën, por sot ka ardhur dita që duhet të lejohen takimet.  Pjesërisht takimet me skype funksionuan. Pjesërisht jo sepse duhet të marrë parasysh edhe gjendja socio-ekonomike e vendit. Një i pandehur, i dënuar dhe që familjen e tij e ka në zona të thella që nuk ka smartfon dhe internet e ka pasur të pa mundur të bisedoje në skype. Mos harrojmë që mbi 30-40% jetojnë në këto kushte ekonomike.  Gjykimi me dyer të hapura është një garanci e shtuar jo vetëm për publikun por edhe të pandehurin. Seancat publike kanë më tepër transparencë”, tha avokati dhe juristi, Arben Hoxha.

“Jo vetëm që kjo duhet të jetë një e drejtë që duhet të zhidhet në mënyrë urgjente, por edhe hapja e gjyqeve për publikun duhet të fillojë, pasi shteti shqiptar I ka hequr masat frenuese. Sot që flasim rreziku është më i vogël. Unë mendoj që gjëja e parë që duhet të bëje Drejtoria e Burgjeve është që të lejoje takimet e familjarëve me të arrestuarit se kanë një vit e gjysmën që nuk takohen. Edhe gjyqet nuk kanë pse të jenë të mbyllura. Mediat duhet të lejoheshin edhe në kohën kur ishin masat. Të mbajnë maskat dhe nuk kanë pse ti ndalojnë. Në gjykimin tim burgjet dhe gjygjet duhet të hapen për të gjithë njerëzit që janë të interesuar”, shtoi avokati Ardian Leka.

“Jam njohur me kërkesën që është bërë dhe duke pasur parasysh që pandemia nuk është më siç ka qenë edhe për sa I përket takimeve me të dënuarit duhet të shikohet. Mbase mos të lejohen dyndjet, por takimet me numër të caktuar duhet të lejohen. Edhe gjyqet të bëhen me një numër të caktuar qytetarësh. Komunikimet me skype i kanë pasur. Kanë komunikuar. Janë krijuar kushtet. Për ato që nuk dinë të përdorin teknologjinë kanë shkuar në një dhomë në burg ku është përshtatur dhe kanë komunikuar. Ligji e ka të përcaktuar që gjyqi të jetë me dyer të hapura. Dhe sa më transparent të jetë gjykimi aq më vlerë ka”, u shpreh avokati Ferdinand Doja.

“Kërkesa është ligjore dhe humane. Aq më tepër tani që trendi I infektimeve ka rënë. Që në krye të herës kam qenë kundër. Akti normative beri që gjyqet të bëhen me dyer të mbyllura. Për sa kohë po hapen stadiumet nuk ka logjike që mos të hapen seancat gjyqësore”, përfundoi avokati Marash Ibraj.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • so fair, so good: 03/06/2021 17:58

    Ferdinand Ndoja, i cili fshihet pas petkut te avokatise, eshte kriminel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë