Prej 15-ditësh në spital/ Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë: Papa Françesku kaloi një natë të qetë, ka pak përmirësim

Prej 15-ditësh në spital/ Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë: Papa Françesku kaloi një natë të qetë, ka pak përmirësim

Papa Françesku

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë tha mëngjesin e sotëm se Papa Françesku kaloi edhe një natë tjetër të qetë.

“Ashtu si ditët e fundit, nata kaloi e qetë dhe Papa tani është duke pushuar”, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë sipas njoftimit për shtyp mbrëmjen e së enjtes, gjendja shëndetësore e Papës ka një përmirësim të lehtë megjithëse mbetet "komplekse".

Zyra e shtypit shtoi se prognoza e tij mbetet ende e rezervuar.

Ati i Shenjtë vazhdon të marrë oksigjen dhe fizioterapinë për përmirësimin e frymëmarrjes.

Prej pesëmbëdhjetë ditëh Papa ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli të Romës, ku po trajtohet për pneumoni në të dyja mushkëritë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

 Francë/ Le Pen shpallet fajtore për shpërdorim të fondeve publike, e ardhmja e saj politike në rrezik

Francë/ Le Pen shpallet fajtore për shpërdorim të fondeve publike, e ardhmja e saj politike në rrezik