Prej 2 vitesh luftonte për jetën në Francë, zyshë Ina mbërrin në atdhe! Shqiptarët mblodhën shumën për transportin me charter mjekësor

Prej 2 vitesh luftonte për jetën në Francë, zyshë Ina mbërrin në atdhe! Shqiptarët mblodhën shumën për transportin me charter mjekësor

Mësuesja Ina Kasimati dhe charteri mjekësor që e transportoi në Shqipëri

Në ditën e veçantë për gratë në të gjithë botën, pati edhe një lajm të gëzueshëm për të gjithë shqiptarët që u bënë bashkë për mbledhjen e parave të nevojshme për mbërritjen në atdhe të mësueses Ina Kasimatit, e cila prej 2 vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë dhe po mbahej në jetë në Francë me aparatura dhe sondë.

Pasi shqiptarët siguruan dyfishin e shumës së nevojshme të parave për transportimin e mësueses në atdhe, sot Ina Kasimati ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” me charterin e posaçëm mjekësor që kushtoi 20 mijë euro.

Gazetari Osman Stafa shkruan se kostoja ishte më e lartë se ajo e raportuar më herët pasi u desh të gjenin një charter të ri mjekësor. Ndërsa sa i takon shumës së mbetur në llogarinë e hapur në ‘Gofundme’, gazetari shkruan se do të përdoret nga familjarët e saj për nevojat e tjera që mësuesja ka.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton