Prej 20 vitesh bën kurban, Lulzim Plloçi rrëfen përjetimin: Simbol devotshmërie ndaj Zotit! Bagëtia duhet mbi 6 muajsh, një pjesë mbahet për vete

Simbolikë e festës së Kurban Bajramit, është bërja kurban e bagëtie si një shprehja besnikërie ndaj Zotit dhe përmbushje e sadakasë, një prej shtyllave kryesore të një besimtari mysliman. Mishi ndahet në të paktën 3 pjesë dhe vetëm njëra mbahet nga familja, të tjerat dhurohen tek të afërm e njerëz në nevojë.  

“Sigurisht që në çdo kurban që bëhet, përmendet emri që do e bëje kurbanin. Thuhet bizmilah, Allahu Ekber sepse bëhet në emër të Zotit. Kurbani është një adhurim në vetvete. Besimtari duhet të ketë dhe disa rregulla dhe norma. Së pari ja dedikon Zotit të madhnueshëm. Nga kurbani nuk shkon asnjë pjesë tek ai, por devotshmëria. Rregulli i kurbanit është që besimtari ta ndajë në 3 pjesë. Nëse është më i majmë në 4 apo 6 pjesë. Në çdo kurban që bëhet, ai që e  bën e mban një pjesë. Një pjesë familjarëve të afërt dhe pjesët tjera ndonjë të varfëri”, tha Lulzim Plloçi.

Por çfarë përfaqëson Kurban Bajrami dhe ku i ka fillesat kremtimi.

“Simbolika e kësaj feste është kurbani. Kjo vjen edhe sipas modelit të Ibrahimit, i cili në falënderim të zotit e vuri në një sprovë ku ju desh të bënte kurban djalin e tij. Ai bashkë me djalin e tij, duke qëndruar të bindur ndaj Zotit pranuan të bëjnë sakrificën. Atëherë kur po bënin atë urdhër, Zoti i tha ti e ke plotësuar premtimin tënd dhe andaj do e zëvendësojmë flijimin e djalit tënd me një dash të majm.”, tha Imami Lulzim Plloçi.

Lulzim Plloçi është Imam në një prej Xhamive të Tiranës. Ai bën kurban sipas të gjitha riteve prej më shumë se 20 vitesh.

“Kurbani është dhe mundësi ekonomike. Ka dhe nga ata që bëjnë më shumë se një kurban”, tha Lulzim Plloçi.

Por që procesi i bërjes së kurbanit të realizohet siç duhet, ka edhe disa rregulla të detyrueshme që nisin që me përzgjedhjen e kafshës.

“Procesi i përzgjedhjes së kurbanit është proces në vetvete. Kurbani duhet të jetë më shumë se 6 muajsh. Njëkohësisht duhet të jetë i pacenuar. Nuk duhet të jetë i thyer nga këmba, i prerë veshi apo brinja. Çdo moment që shprehet adhurimi, është moment gëzimi. Kurban Bajrami është 4 ditë. Është kusht që kurbani të bëhet pas faljes së Namazit. Para nuk quhet më kurban, mish i therur. Nuk duhet që bagëtia që theret të shikohet nga bagëtitë e tjera se është një proces lëndimi. Bagëtia veçohet veç. Rregulli e do që të pritet gërmazi dhe jo palca. Që kurbani të konsiderohet i pastër, duhet që i gjithë gjaku ti pastrohet”, tha Lulzim Plloçi.

Kurbani mund të bëhet nga ata që kanë mundësi ekonomike për 4 ditë me radhë, dhe që obligimi të quhet i kryer mishi duhet të dërgohet në familjet që do dhurohet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 29/06/2023 05:02

    Kujtova se ishte Lulzim Basha,se edhe ai ben kurban.Kete vit nuk bëri ne fakt.

    Përgjigju
  • ecaty: 28/06/2023 22:09

    Zotin e kan kuptu dhe e nderojne vetem budistet , kurse ferèra te tjera sidomos krishteret qe skan lidhje fare me Krishtin dhe myslimanizmin i pat kuptu dhe nderu vetem i madhi Enver Hoxha

    Përgjigju
    • Lui: 28/06/2023 22:32

      Hahaha.. aq mirë e ke thënë..!!

  • Meri: 28/06/2023 21:36

    Mos i visni kafshēt,barbar pa ndjenja,të pa shirt.Mos na i tregoni skena të tilla,po na beni tē ndihemi keq:

    Përgjigju
  • Tymi: 28/06/2023 19:05

    Kafshë!

    Përgjigju
    • Timi: 28/06/2023 19:27

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin