Prej 3 javësh mungon metadoni, përdoruesit e drogës: I jemi rikthyer lëndëve narkotike, vjedhim lekë! Ministria pa përgjigje kur nis shpërndarja

“Ndodhemi në ambientet e spitalit rajonal të Durrësit ku prej datës 22 janar kjo derë qëndron e mbyllur. Përdoruesit e drogës deri më tani në këtë godinë, nuk kanë arritur të marrin metadonin që prej kësaj date duke bërë që ata ti rikthehen dhe njëherë konsumit të lëndëve narkotike. Ata kanë deklaruar se në mungesë të kësaj të fundit ato do ti kthehen jo vetëm përdorimit të drogës, por edhe vjedhjeve sepse mungesa e metadonit sjell një sëre problemesh zinxhir”.

Vetëm në Durrës janë rreth 200 persona të regjistruar në qendrën e metadonit që po e vuajnë mungesën e këtij preparati. Të dëshpëruar ata kërkojnë që të merren masa sepse i janë rikthyer sërish heroinës.

“Është turpi më i madh që qendra jonë të mbetet pa metadon. Çfarë mund të bëje një drogaxhi. Të marrë të vjedhë në shtëpi. Jemi përdorues të vjetër. Vetëm përdoruesit e vjetër mund të rrinë pa metadon. Kemi përdor heroinë. Na mban gjysmë ore ajo. Lekët vidh në shtëpi, vidh këtej e vidh andej derisa të hy në burg”, u shpreh një përdorues.

“I jemi rikthyer drogës. Duke bo budallallëqe gjithë ditën. Shumica i janë rikthyer drogës. Na rrejnë ditë përditë. Në bazë të recetash blihet në farmaci. Unë nuk kam mundësi ta blej. Kam mbi 20 vjet. Metadonit i jam rikthyer prej rreth një viti. Kam qenë në burg për shkak të drogës”, tha një tjetër përdorues.

Me mungesën e metadonit prej rreth një muaji, siç një ditë më parë Report Tv denoncoi, po përballet edhe Korça dhe Shkodra. Ndërsa qendrës së shpërndarjes së këtij ilaçi në kryeqytet, i ka mbetur sasi edhe për rreth një javë.

Ministria e shëndetësisë, përgjegjëse për shpërndarjen e metadonit që prej muajit janar të këtij viti, kontaktuar nga Report Tv nuk jep përgjigje për arsyet e mungesës se metadonit, dhe as datë të saktë se kur do nisë shpërndarja, por thotë se gjithçka do zgjidhet nga "momenti ne moment". Edhe burime bëjnë me dije se Ministria e Shëndetësisë e ka porositur ilaçin me qëllim shpërndarjen në të gjithë qendrat e vendosura në Tiranë, Berat, Sarandë, Fier, Shkodër, Durrës, Korçë dhe Vlorë, por vonesat kanë ndodhur për çështje procedurash.

Ndërkohë pas shpërndarjes së metadonit në Tiranë dhe në rrethe, menaxhimi bëhet nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe spitalet rajonale.

Prej vitit 2007 e deri në fund të vitit 2023, metadoni për rreth 900 persona në të gjithë vendin sigurohej nga Fondi Global.

Kjo terapi e cila është mjaft e rëndësishme për të përballuar mungesën e heroinës, duhet të merret pa ndërprerje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 29/02/2024 15:48

    Vetëm në Durrës 400 veta, po qytete të tjera dhe ata që sjan të rregjistruar, kjo është një këmbanë alarmi, për institucionet, që të bëjë më shumë për familjet Shqiptare, jemi një specie në zhdukje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet! Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë

Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet! Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë