Prej 3 vitesh s'ka byzylykë për mbikëqyrjen elektronike! Murati: Ministria e Drejtësisë është në dijeni

VLORË- Prej tre vitesh ka mungesë të byzylykëve elektronik që monitorojnë lëvizjet e personave me masë sigurie "arrest shtëpie". Edhe pse në vitin 2017 është bërë një tender nga Ministria e Drejtësisë me vlerë 1.4 milionë euro, ende sot nuk ka byzylykë për  mbikëqyrjen e të dënuarve apo personave nën hetim.

"Procesi i vendosjes së byzylykëve që prej muajit gusht nga kjo zyrë nuk ekzekutohet asnjë urdhër", u shpreh Drejtori i Shërbimit të Provës,Vlorë Florian Murati.

Ai thotë se janë vënë në dijeni prokuroria dhe gjykata në mënyrë që të mos japin vendime për mbikëqyrje elektronike.

"Janë bërë me dije të gjitha Prokuroritë e rretheve dhe Gjykatat për mos aplikimin e arrestit të shtëpisë me mbikëqyrje elektronike. Nga Shërbimi i Provës është vendosur Prokuroria dhe Gjyakata që ky urdhër nuk zbatohet pasi mungon pajisja për shkak të problematikave që kanë hasur", u shpreh për Report Tv Murati.  

Ai shpjegon se personat nën hetim me masë sigurie arrest shtëpie mbahen në kontroll nga efektivët duke sjellë kosto shtesë për ruajtjen me policë.

"Automatikisht është Komisariati që mbikëqyrë. Nga ana e Ministrisë po shihet mundësia për vendosjen e disa pajisjeve që të je më eficente për gjurminim pasi ka pasur raste kur i pandehuri ka lëvizur dhe pajisja nuk ka dhënë sinjalin e duhur", përfundon Murati.

Murati shprehet se ka mungesë të byzylykëve si në Vlorë ashtu dhe në qytetet e tjera dhe për këtë situatë është në dijeni Ministrisë e Drejtësisë. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia goditet një ndërtesë në Sumy, humbin jetën 10 persona

Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia goditet një ndërtesë në Sumy, humbin jetën 10 persona