Prej disa ditësh në flakë, normalizohet situata në fshatrat e Fierit! Zjarrfikësit dhe ushtria ndodhen në zonë për shuarjen e zjarrit

Mëngjesin e kësaj të enjteje, aty ku prej ditësh sipërfaqe të tëra toke u shkrumbuan nga flakët e zjarrit, në zonën e Peshtanit, Kreshpanit në Fier situata është drejt normalizimit.

Flaket janë vene në kontroll ndërkohe qe ende nuk ka një bilanc paraprak te dëmeve. Aktualisht ne terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse , dhe 42 forca te ushtrisë  te cilat po krehin të gjithë zonën e përfshirë nga flaket, për te neutralizuar plotësisht te gjitha vatrat e vogla për te mos u riaktivizuar serish. Sipas banoreve demet te tilla si pasoje e zjarreve nuk mbajnë mend të kenë ndodhur ne zone ndërsa e konsiderojnë një katastrofe mjedisore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Zjarr në kodrat e fshatit Çiflik në Lushnjë, digjen 4 hektarë ullishte e shkurre

 

Një zjarr ka rënë në kodrat me ullishte në fshatin Çiflik, njësia administrative Fiershegan, në Lushnjë.

Këputja e telit të linjës elektrike ka shkaktuar zjarrin i cili i favorizuar nga era është përhapur duke djegur rreth 4 hektarë ullishte dhe shkurre.

Banorët e zonës kanë bërë ç’të mundin për të shptuar pronat e tyre, pasi sektori i zjarrfikëses në Lushnjë disponon vetëm një minizjarrfikëse e cila mbart vetëm 200 litra ujë.

I pranishëm ka qenë për të ndjekur situatën e zjarrit ministri i brendshëm Taulant Balla.

Ora 19:44
Zjarret në vend, Balla: Kushdo që përfshihet në zjarrvënie do dënohet, vepër e rëndë penale

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla nga Lushnja ka deklaruar sot se kushdo që do të përfshihet në zjarrvënie do të ketë dënim ekzemplar. 

Ministri Balla është shprehur se zjarrvënia është një vepër e rëndë penale si dhe ka theksuar se policia tashmë ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie. 

“Gjithkush që përfshihet në zjarrvënie duhet të kuptojë që kjo është një vepër e rëndë penale. Në shumë zona policia ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie dhe të gjitha rastet janë referuar në Prokurori. Thirrja ime është që çdokush duhet të kuptojë që ne do të jemi shumë të ashpër për këdo që do të përfshihet në zjarrvënie dhe dënimet do të jenë ekzemplare”, tha Balla.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë