Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish

Vlorë-Hidrovori i qytetit të Vlorës është jashtë funksionit prej disa ditësh. Tre nga katër pompat janë jashtë përdorimit, ndërsa vetëm një funksionon. Në ndihmë kanë mbërritur forcat e ushtrisë dhe emergjencat civile, të cilat kanë sjellë edhe dy pompa shtesë që janë vënë në funksion.

Mësohet se emergjencat civile do të sjellin edhe dy pompa të tjera për të shmangur probleme të mundshme nga reshjet e pritshme në qytet. Megjithatë, situata mbetet problematike për shkak të mosfunksionimit të tre pompave, ndërsa një e vetme nuk mund të përballojë prurjet e mëdha të ujit, duke rrezikuar përmbytje.

Forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile do të vijojnë të qëndrojnë në Vlorë, ndërsa pompat e sjella prej tyre do të mbeten në funksion për të menaxhuar krizën që po përjeton hidrovori prej ditësh.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ushtarakë me përvojë nga Siria dhe Kursku, strategjia që po përdor Moska për të avancuar në Ukrainë

Ushtarakë me përvojë nga Siria dhe Kursku, strategjia që po përdor Moska për të avancuar në Ukrainë