Për të treguar ndryshimet që sjellë në administratë dixhitalizimi dhe kalimi i të gjitha shërbimeve online, Rama solli si shembull transformimet e kryera në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit. Kryeministri përmendi njohjen e patentave shqiptare në Gjermani, ku u shpreh se inspektorët gjermanë dhanë dakordësinë dhe u 'shokuan' kur panë transformimin.
"Një ditë e shënuar për historiën e administratës sonë. E nis me një shembull, ai i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit, që përbën një burim domethënës informacioni dhe eksperience për këtë proces që e çon administratën nga një makineri e shtrirë në territor me zyra e njerëz, radhë..., në një instrument në shërbim të çdo qytetari në xhep, në smartphone apo kompjuter. Është një transformim i jashtëzakonshëm për të cilin ka një shembull ndër shumë të tjerë, por më kuptimpoti. Ishte e paimagjinueshme që Gjermania, shteti më strikt në Europë, të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë, të cilat buronin nga një proces i gjurmueshëm. Ka patur një numër të konsiderueshëm lejesh drejtimi të dhëna në mënyrë të parregullt dhe ishte e paimagjinueshme që Gjermania do njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë. Për ta ishte e pakuptimtë si mund të pretendonte Shqiëpria të ishte e barabartë në këtë aspekt, pro pastaj duke ditur se kemi bërë një progres të kosndierueshëm se çfarë kishte sjellë dixhitalizimi në atë drejtori, ne kërkuam të vinte një inspektim. Inspektimi i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë doli pozitiv dhe inspektorët gjermanë ishin të shokuar se nuk e prisnin atë lloj realiteti të transformuar rrënjësisht. Vetëm përmes dixhitalizimit i jepet mundësia administratës të bëjë performancën më të lartë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Shteti në e-Albania', nga 1 maji të gjitha shërbimet online, mbyllen sportelet! Rama: Stacion historik i Revolucionit Digjital! S'ka më radhë, zvarritje e bakshishe
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 619
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama takim me drejtuesit politik të qarqeve
20 Janar, 11:09