Pas dy ditësh është shuar zjarri që kishte përfshirë malin e Koshnicës në Gramsh. Edhe pse ditën e djeshme por edhe sot forcat zjarrfikëse ndërhynë me mjete rrethanore zjarri fillimisht ishte i pamundur që të shuhet për shkak të erës së fortë.

Zjarrfikësit e Gramshit bënë thirrje për ndihmë, kësaj thirrje i janë përgjigjur shumë vullnetarë dhe zjarrfikësit e Elbasanit dhe Cërrikut. Kështu zjarri është izoluar dhe flakët nuk rrezikojnë që të përhapen më shumë.

Sipas kreut të zjarrfikësve të Gramshit deri më tani janë djegur 15 hektarë pyll.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Izolohet zjarri në Gramsh, shefi i zjarrfikëses: Na ndihmuan kolegët e Elbasanit, Cërrikut dhe banorët

Në një lidhje telefonike për Report Tv, shefi i zjarrfikëses në Gramsh, Ilir Llapushi është shprehur se zjarri në është izoluar dhe nuk ka më rrezik të përhapet pasi edhe era është qetësuar.

"Jemi në Poshnicë jemi prej dy ditësh që luftojmë me zjarrin. E Kemi vënë nën kontroll , dhe po e shuajmë tërësisht. Kemi forca nga Elbasani dhe Cërriku. Banesa afër nuk ka. Por ka pemë të larta dhe zona ishte e pamundur të fikej, por sot era ka rënë dhe arritëm të izolojmë zjarrin. Është djegie sipërfaqësore, 15 hektar afërsisht." tha për Report Tv shefi i Zjarrfikësve Gramsh, Ilir Llapushi.