IKMT ka gjobitur Bashkinë e Vlorës me 1 milionë lekë pasi fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët duke mbuluar të gjithë zonën me tym të zi. Që prej mbrëmjes së djeshme deri mëngjesin e sotëm, forcat zjarrfikëse ishin në betejë me zjarrin ndërsa dyshohet se ishte i qëllimshëm.

Ishin banorët ata që u shprehën se kjo situatë është e përsëritur dhe mendojnë se zjarri u vu nga dora e njeriut me qëllim.

Teksa Vlora përballet me këtë emergjence mjedisore që dyshohet e qëllimshme,  në mesin e sezonit turistik, policia dhe bashkia e Vlorës nuk duket në vendngjarje. Në detyrë edhe për tre ditë është Dritan Leli, i cili nuk iu përgjigj interesit të mediat.