Prej dy javësh në Vlorë, flet pronari i velierës së bllokuar: Jemi të pafajshëm! Shpresojmë të përfundojnë hetimet sa më parë që të kthehemi në Rusi

VLORË-Dmitriy Nikulin, pronari i Velierës së bllokuar në Vlorë më 29 tetor ka deklaruar se prej dy javësh po jetojnë në këtë qytet pasi nuk ka i kanë pasaportat, sepse janë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Sipas informacioneve që ata kanë marrë një policia, çështja është ende duke u hetuar nga prokuroria. Deri në pritje të përfundimit të hetimeve ai thotë jetesa prej dy javësh në Vlorë ka qenë e thjeshtë dhe normale, ndërsa shton po përballen edhe me të ftohtin. Ai ka bërë thirrje që të përfundojnë sa më shpejt hetimet, duke theksuar se janë të pafajshëm dhe se mezi janë duke pritur që të marrin pasaportat e të kthehen përsëri në Rusi.

"Jetojmë një jetë të thjeshtë, ne kemi probleme. Po bëhet ftohtë dhe s'kemi një shtëpi dhe rroba. Shpresojmë që hetimi të mbyllet sa më shpejt sepse ne nuk jemi fajtorë dhe duam ti ktheheni jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur. Duamtë marrin pasaportat dhe të kthemi sa më shpejt në qytetin tonë. Patjetër që duam të kthehemi pas në Rusi.

Ne në të vërtet nuk e dimë përse po zgjasin kaq shumë hetimet. Policia tha se ata po presin përgjigje nga prokuroria. Ne mund të jetojmë kudo ku ka ajër dhe ushqim, por kualiteti i jetesës është ndryshe. Këtu ne jemi duke ecur vërdallë dhe jemi përpjekur të zgjidhim disa probleme online por nuk është një zgjidhje e mirë", ka thënë ai.

Pas urdhrit nga prokuroria, Policia kufitare e Vlorës e ka çuar mjetin turistik në pikën e bllokimit në Triport.

Veliera me flamur amerikan me emrin 'Medusa Delaëere' kishte në bordin e saj 4 shtetas rusë dhe ukrainas, të cilët pasi janë ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet. hetimet vazhdoj në prej dy javësh, ndonëse ekuipazhi ka thënë u detyruan të hynin në ujërat shqiptare për shkak të motit të keq dhe se radio nuk punonte.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën