Prej dy vitesh lufton për jetën në Francë, mësuesja shqiptare kërkon ndihmë të kthehet në atdhe

Prej dy vitesh lufton për jetën në Francë, mësuesja shqiptare kërkon ndihmë të kthehet në atdhe

Ina Kasimati

Mësuesja Ina Kasimati ndodhet prej dy vitesh në një spital Francë dhe prej kohësh është duke u mbajtur në jetë me aparatura dhe sondë.

Së fundmi së bashku me familjen e saj ajo ka bërë apel për të gjithë ata që munden të ndihmojnë, për të siguruar 17 mijë euro që ajo të kthehet në atdhe.

"Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat", thuhet në apel.

Si pasojë e gjendjes së saj shëndetësore transporti i saj nga spitali onkologjik i Strasburgut nuk mund të bëhet ndryshe përveçse me charter mjekësor. Për të gjithë ata që dëshirojnë dhe mund të kontribuojnë në këto momente shumë të vështira dhe delikate për të dhe familjen e saj, mund të kontribuojnë në këtë link.  (Kliko KËTU)

Mesazhi i familjes në GoFoundMe:

Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh (shtatëmbëdhjetë mijë euro).

Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë.

Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja , shpirti im janë optimistë , sepse unë dua të jetoj , unë e dua jetën!

Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj ,që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brënda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje , mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time.

Zoti ju bekoftë!

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…