PAMJE ME DRON/ Prej nëntë ditësh në flakë, vijojnë të digjen pyjet e Pishporos në Fier

FIER- Prej nëntë ditësh masivi pyjor në Pishë-Poro dhe Darezëzë vijon të jetë nën ‘pushtetin’ e flakëve. Ndonëse situata është normalizuar ka ende vatra aktive, për të cilat po punohet për shuarjen.

Mësohet se 100 forca të ushtrisë dhe 7 mjete zjarrfikëse po punojnë për të fikur zjarrin në vatrat që ndodhen në pyllin e pishave të buta.

Zjarri ka bërë dëme të mëdha, vlerësohet paraprakisht për 700 hektarë të djegura. Report Tv solli edhe pamjet me dron, ku shihet se si është shkrumbuar gjithçka. 

Duhet të theksojmë se kjo zonë është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”. Greqia solli që dje dy avionë, pas ndihmës së kërkuar nga Shqipëria në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Ambientalisti: Katastrofë mjedisore në Pishporo e Darëzezë! Guri: Zjarre të qëllimshme në pyje, e tmerrshme

 

Ambientalisti Sazan Guri thotë se zjarri në Darëzezë dhe Pishporo është i qëllimshëm, duke akuzuar se pronarët e masivit pyjor kanë interes shkretëzimin e zonës për të përfituar favore urbane.

 “Zjarri është i qëllimshëm. Jam i çuditur si të ketë reaguar me kaq ngadalësi si kryeministri, si ministja e mjedisit. Të paktën Subashi tha po përpiqemi. Në këto kushte ku këto janë shkatërruar flora, fauna etj, pylli prodhon gaz karbonik. Kjo është e tmerrshme.”- tha Guri.

Ora 14:45
Zjarr në kodrat e fshatit Kraps, digjen mbi 400 drurë ulliri

 

Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Kraps në Fier në vendin e quajtur "kodrat e Goxheles"

Banorë të zonës kanë shkuar me kazma e lopata me degë për të shuar flakët.

Ata pohuan se një automjet zjarrfikës është dërguar tek zjarri  dhe po lufton te shuaj flakët.

Banorë e zjarrfikës po mundohen ti shuajnë flakët por është problem era që fryn sepse ndihmon në ndezjen e zjarrit.

Ora 12:24
Report Tv sjell pamjet me dron! Shuhet pjesa më e madhe e zjarrit në masivin pyjor të Pishëporo, flakët shkaktojnë katastrofë mjedisore

 

Prej 9 ditësh, masivi pyjor i Pishëporos në Fier ka qenë në flakë. Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga djegia e pyllit, ku shihet qartë se ka shkaktuar një katastrofë të rëndë mjedisore.

Në pamje shihet ende një vatër zjarri që nuk është fikur, ku edhe janë përqendruar forcat zjarrfikëse dhe ushtria për ta fikur, por pjesa më e madhe e flakëve është shuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 04/10/2023 15:43

    I kan len vet se jan 50 metra larg nga deti dhe nese donin e fiknin. I kane ndare se kush do i marri nga keta investitoret strategjik gjasme.

    Përgjigju
  • Peti pe verteti: 04/10/2023 15:25

    Degjoni Subashin dërrkucin e vogjël dhe e kuptoni kush e ka djegur pyllin!! Gazetarja e ka të porositur pyetjen nga Subash fytyrfemija:po pronari pyllit mban pergjegjesi???pak a shume kjo ishte pyetja!! Dmth pylli në zone te mbrojtur prone e shtetit me pronar hahahaha...këta të pangopur dhe hajdute nuk kanë turp edhe për tu menduar nuk e marrin mundimin hahaha..jepi o Subash se ty po te mbertheu ligji ...je i mbaruar..se ti nuk ke as rracë që te mbron...

    Përgjigju
  • Qipi Dhasi: 04/10/2023 14:52

    Hahahaha...ore di gjë Edi,digjni dhe Divjaken..hahaha ..pylli ne mes kanaleve te ujrave digjet...hahaha!!! Te gjithe fshataret aty e dine kush i bën keto!!!

    Përgjigju
  • TokTik: 04/10/2023 12:50

    Hajt no i resort turistik apo ca vila elitare inshallah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?