Prej një viti ishte dëbuar për vjedhje, si u kap shqiptari pranë një shkolle në Genova

Prej një viti ishte dëbuar për vjedhje, si u kap shqiptari pranë një shkolle në Genova

Foto ilustruese

ITALI- Policia e Genovës ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte kthyer në Itali një vit pasi ishte dëbuar. 43-vjeçari shqiptar, ende i paidentifikuar, u dënua vitin e kaluar për vjedhje dhe nga drejtësia italiane u vendos që ai të atdhesohej në Shqipëri.

Shqiptari u vu re pranë një shkolle të qytetit teksa mbante veshur një kapuç në kokë duke tërhequr kështu vëmendjen e policisë. Qëndimi i tij shtoi dyshimet tek efektivët e patrullës, të cilët vendosën që të ndalonin dhe ta kontrollonin.

Menjëherë sapo pa që patrulla ndaloi, shqiptari nxitoi që të largohej duke kaluar në kopshtet private të disa banesave duke u munduar që të fshihej pas bimëve të tyre, por sërish nuk mundi që t’i shpëtonte policisë.

Pas shoqërimit në stacionin e policisë, u konfirmuan akuzat e ngritura ndaj shqiptarit, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër për dënim vitin e kaluar dhe në muajin maj u shoqërua në kufi për t’u riatdhesuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja