Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës i kërkojnë ndihmë SHBA-së, mblidhen para ambasadës: Projekti i rrugës fantazmë! Shpronësimi me çmim qesharak

TIRANË- Pas heshtjes së institucioneve shqiptare përballë revoltës së tyre, banorët e Bërxullës, që preken nga shpronësimet në kuadër të projektit të rrugës Thumanë-Kashar, zhvendosën protestën nga tokat e tyre para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me thirrjet ‘Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak’ banorët e Bërxullës, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga ndërtimi autostradës Thumanë-Kashar, kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës amerikanë në Tiranë.

Prej rreth 90 ditësh, ato po protesjonë duke kundërshtuar ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, sepse sipas tyre prona nuk po vlerësohet sa duhet dhe mbi të gjitha nuk kanë dijeni se çfarë projekti do të zbatohet në terren, pasi nuk është bërë asgjë publike. Sipas banorëve kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin.

‘Shteti ja kalon këtë projekt pa garë pas asgjë koncesionit. Nuk ka as leje vendimi as vendim shpronësimi. Ku e ka gjetur bazën ligjor firma Gener 2 për të punuar, kur nuk ka leje. Sipas ligjit 12 muaj më parë duhet ti kishte përgatitur terrenin firmës dhe firma duhet ta kishte shtratin e rrugës 0. Ka tre muaj që ka filluar punimet në terren, në ç’bazë ligjor, ku i ka ligjet që të zbresë në terren dhe të punojë. Për oligarkët nuk njihet as ligj asgjë. Ne jemi autokton në ato prona. Jemi autokton në ato prona prej 300 vitesh dhe do ti mbrojmë me gjak. Nuk mund të na bëjë shteti mish për top. Duam të dimë si do të zhvillohet ky projekt për ndërtimin e rrugës. Nuk ka një projekt përfundimtar, ne nuk dimë asgjë.’- u shpreh Muahrrem Koni, kryeplak i fshatit Bërxullë.

Banorët nuk pranojnë as mbështetjen e opozitës në protestë, kjo pasi sipas tyre edhe ato janë të implikuar në këtë aferë korruptive. Ato paralajmëruan firmën ndërtuese se nuk do t’i lejojnë të kryejnë punime.

‘Ne opozitën nuk do ta pranojmë qoftë edhe 1 minutë të vetëm pasi është e implikuar në këtë aferë korruptive, ne nuk duam kolltuk për tu ulur. Kanë të gjithë një fytyrë askush nuk mendon për popullin. Si pranoj fare të vijnë në protestë. Është paqësore dhe ekonomike.’- tha Koni.

Sipas banorëve askush nuk ka ardhur nga institucionet shtetërore që të rishikojë problemet e tyre.

‘Kemi 90 ditë që protestojmë. Protestojmë kundër çmimit, kundër projektit. Nuk ka asnjë detaj që ta shohim se çfarë dhe si do të behët. Nuk ka ardhur asnjë nga qeveria dhe as nga bashkia.’- tha një tjetër

‘Në jemi banoret e  Bërxullës dhe po i vijojmë këto protesta 3 muaj rresht. Sot i jemi drejtuar ambasadës amerikane dhe duhet ta di gjithë Europa. Kalon projekti mes për mes dhe pronat tona gjendet pa rrugë dhe pa nën kalime.’- tha një tjetër.

Banorët prej javësh kanë protestuar për të kundërshtuar projektin, ndërsa theksojnë se qeveria nuk ka asnjë vendim për zhvendosjen e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Flet kryeplaku i fshatit Bërxullë: S’do ta lejojmë firmën Gener 2 të ndërtojë pa na vlerësuar pronën! Po na shpronësojnë me çmim qesharak

 

Kryeplaku i fshatit Bërxullë tha se ato nuk do ta lejojnë firmën ndërtuese Gener2 e cila ka fituar koncesionin për të ndërtuar aksin Thumanë-Kashar, që të zhvillojë punimet.

Në një intervistë për Report Tv, Muharrem Koni, kryeplak i fshatit Bërxullë, gjatë protestës tek ambasada e SHBA-së, u shpreh firma nuk do të arrijë që të zhvillojë aktivitetin pa u bërë vlerësimi i drejtë për pronat e tyre.

‘Është në kundërshtim me ligjin. Duhet të kishte bërë kompensime, kërkojmë ndërhyrjen pranë institucioneve të shteti. Kërkojmë një çmim të drejtë dhe të pranueshëm për të dyja palët, jo me 4 euro m. Vlera e tregut është edhe me 100 euro m2. Jo vetëm të fitojnë këto oligarkët. Nga 87 ditë protestë ne nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet. Na kanë kthyer një përgjigje ku na thonë se firma Gener2 nuk ka të drejtë ligjore që të punojë në terren, megjithëse ka filluar punë. Nuk na afrohet asnjë palë që të na jep një shpjegim sesi do të zbatohet ky projekt në rrugë. Kemi 87 vite, ne nuk do ti ndalojmë protesta. Firma nuk do të arrij që të zhvillojë aktivitetin pa u bërë vlerësimi i drejtë për pronat tona, pa pasur nënkalim për të shkuar tek pronat tona. S’do marrim pjesë në zgjedhje nëse nuk na plotësohen kërkesat tona.’- u shpreh ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 27/12/2022 02:07

    Kapni armët dhe vëri në shénjester nga të parin e gjer të fundit se ndryshe nuk shkon këtu, serbia e mori Shqipërin së bashku me grekun

    Përgjigju
  • Iris: 27/12/2022 00:57

    /NASI/,gjykatat dhe prokuroria kane dhene shpesh prova qe shit-blihen,por eshte e trishtueshme kur qytetaret e nje shteti jane kaq te deshperuar, sa e kthejne nje ambasade ne /zyre ankesash/.Cfare tregon kjo??!!

    Përgjigju
  • Nasi: 26/12/2022 11:36

    Protestoni para gjykatave dhe prokurorive o njeres. Cpune keni tek qeveria dhe ambasdat. Gjykata dhe prokuroria jane arbitrat.

    Përgjigju
    • Vicidoli: 26/12/2022 11:59

      Vec Birisha u ban ne prone ndaj bashkohuni me te ne revolucion e fo behi tane te pasur

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë