Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë para kryeministrisë: Do të vetëflijohemi! Shteti t'i vërë gishtin kokës, s'kemi asnjë përgjigje

TIRANË - Me pankartat “Nuk e falim pronën”, “Shteti ka fytyrën e krimit”, “Shteti na ka shitur”, 20 familjet e Bërxullës protestuan këtë të mërkurë para kryeministrisë. Kërkesat e tyre janë që të devijohet projekti i rrugës Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre, të bëjnë shpronësim me vlerë të tregut si dhe të ketë rrugë dytësore me mbikalim e nënkalime.

Prej 5 muajsh protestojnë duke kundërshtuar ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, sepse sipas tyre prona e tyre nuk po vlerësohet sic duhet.

“Nuk lejoj njeri të futet në tokën time. Ky shtet do të na vrasë e të na shtypë. Kjo qeveri do vetëm të mbushë xhepat e bankat nëpër botë. Bëjmë 5 muaj në protest dhe shteti nuk na ka kthyer asnjë përgjigje. Jam banore aty, s’kam ardhur nga askund. Shteti t’i vërë gishtin kokës, jo të bëjnë ligje sipas kokës së tyre.  Po e fusni në gropë popullin”, tha një nga protestueset, e cila mbante në dorë pankartën “Do të vetëflijohemi.”

Banorët protestuan edhe para zyrave të BE-së në Tiranë. Ata kërkojnë të shpronësohen me vlerën e tregut e cila është 50 euro metër katror. Nëse kjo nuk ndodh, kërcënojnë se do të shkojnë deri në vetëflijim. Gjatë këtij tubimi por edhe protestave të kaluara banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin. Banorët e Bërxhullës, thonë se kompania Gener2 ka fituar koncesionin i rrugës Thumanë-Kashar-Fier për 35 vite në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 7501: 25/01/2023 14:07

    Ore ku e gjetet pronen ju? Ju beri shteti pronar me 7501, ju dha toke falas dhe tani kerkoni demshperblim ! Demshperblimi ju takon vetem per shtepite qe i keni ndertuar ju, jo per token qe jo vetem qe jua fali ligji plere 7501, por edhe taksat nuk i paguani...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë