Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës protestojnë para kryeministrisë: Kemi derdhur gjak! Nuk i lëmë pronat dhe sikur të na japin miliona

Banorët e Bërxullës kanë zhvendosur protestën para kryeministrisë pasi preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar dhe nuk kanë marrë ende shpronësimet e banesave. Ata thonë se nuk mund t’i nxjerrin nga pronat se kanë derdhur gjak për t’i ndërtuar. Banorët shprehen se do të ngrenë zërin ndërsa e cilësojnë si betejë shumë të fortë nga e cila nuk do të dorëzohen. 

Në fjalën e tyre para kryeministrisë shprehen se nuk mund të blejnë asgjë me shifrën 4 milionë lekë të vjetra, dëmshpërblimi i ofruar për shembjen e ndërtesave që të vijojë ndërtimi i rrugës. Edhe të rinjtë e pranishëm në protestë thonë se do t'i mbrojnë pronat private të prindërve dhe nuk do të lejojnë fadromat që t'i shkatërrojnë. Ata theksojnë se protesta e tyre nuk do të ndalet ndërsa ditën e nesërme paralajmërojnë se do të jenë para Kuvendit. 

“Në do t‘i qëndrojmë pronës tonë deri në momentin e fundit. Edi Ramës do t'i jap dorën dhe për një shkollë që ka ndërtuar në Bërxullë dhe pse ka problemet e veta se s’ka energji elektrike. Kemi një kryeplak që nuk është mashtruar me asnjë lek. Dhe sikur të më japin milionat, nuk e shes shtëpinë se kam derdhur gjak. I jap dorën Edi Ramës, por jo të na zaptojnë pronën. Kam hapur dhe fabrikë, kam punësuar komshinjtë e mi”, tha një prej banorëve.

“Jam e prekur. Më merr shtëpinë dhe tokën. Me atë çmim, ku do shkoj, ku do mbytemi neve?Nuk ka ardhur njeri të na thojë për çmim por cfarë kemi dëgjuar. Nuk kemi marrë asgjë”, tha një tjetër banor.

“Ai që po bën punimet ka thënë që do merrni shpronësimin e qeverisë dhe do ju jap shtesë 2 milionë lekë. Po kush e jep pronën për 6 milionë lekë? Kemi shkuar në të gjithë institucionet përkatëse dhe na kanë sjellë përgjigje që nuk kanë asnjë njoftim për këtë projekt. Se kuptoj si kanë filluar punimet. Normalisht qeveria është në dijeni se nuk mund të vijnë. Sikur nami të bëhet nuk i lëmë shtëpitë. Të vijnë të bisedojnë me ne. Preken 50 banesa dhe 30 hektarë në total. Ne do e ngremë zërin tonë, kjo betejë do jetë shumë e fortë. Me gjak do e mbrojmë. Është djersa e prindërve të mi. Dhe unë e kam derdhur djersën time. Prona është pasuri dhe nuk lëshohet”, u shpreh një tjetër.

Më herët banorët thanë se nuk janë kundër projektit por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas tyre, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen. Shtyllat e projektit do të prekë mbi 60 banesa të tjera nga zhvendosja e aksit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan