TIRANË- Prej më shumë se 4 muajsh, edhe këtë të diel banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Ata edhe sot kanë bllokuar rrugën e Rinasit, për disa minuta në formë protestë. Ata thonë se pronat duhet të vlerësohen sipas çmimit të tregut.
“Kanë ardhur përfaqësues të firmës Gener 2 dhe ofrojmë vlerën e banesave dhe projektin sipas kërkesave të banorëve, por jemi në negociata. I gjithë ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta, unë mund të ngel pa shpi por nëse marr vlerën e pronës ndërtoj shtëpi. Pronat duhet të vlerësohen sipas çmimit të tregut, e thotë dhe ligji. Unë kam 5 breza këtu, ligji 7501 na ka penelizu. Rrugën do ta zhvillosh duke pasur dakordësi dhe marrëveshje, nuk kanë bërë asnjë plan të detajuar për zhvendosjen e banorëve shohin interesat e veta por jo tonat ne i kemi thënë vlera e pronës është e para, jetën e kemi ndërtu me këto prona kemi 32 vjet, këtu kemi ndërtuar jetën pse duhet të largohem për ti plotësu tekat e një individi apo grupi oligarkësh”, tha një nga banorët.
E pranishme në protestë ishte edhe deputetja e PD-së Andia Ulliri, e cila iu bashkua protestës së banorëve të Bërxullës. Ulliri u shpreh në një prononcim për mediat se banorët duhet të shpronësohen me vlerën e tregut në lidhje me tokat e tyre. Ajo shtoi se projekti në fjalë impakton edhe zona të tjera.
'Mendoj që në Shqipëri jo gjithmonë është e mundur që të solidarizohen me njëri tjetrin për një kauzë të tillë. Ka disa kushte që duhet të marrin parasysh. Ky projekt impakton edhe zona të tjera që unë përfaqësoj. Në sajë të përfaqësimit të atyre qytetarëve kam ardhur në mbështetje të banorëve të Bërxullës. Shpresoj që në ditët në vijim të ketë një përgjigje pozitive. Kam bërë disa kërkesa për të marrë më shumë informacion mbi këtë projekt.’- tha Ulliri.
Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.
Sipas tyre kompania i ka mashtruar, ndërsa sjellin në vëmendje rastin e një prej protestuesve, djali i të cilit ishte i sëmurë me Leuçemi dhe priste të kurohej në Itali. Sipas banorëve kompania ‘Gener 2’, i kishte premtuar pagesë e operacionit në këmbim të firmës për pronën.
Protestat në Bërxullë, vijojnë prej më shumë se katër muajsh, ndërsa vetëm në këtë fshat rrezikohen të shemben 22 banesa dhe të preken 50 hektarë tokë. Shifra mund të ndryshojë nëse do të ketë devijim të shtyllave të tensionit të lartë.
leke per ti futur ne tuba kane keta,legena,,,kurse per ti paguar me cmim tregu per banoret e berxulles nuk kane keta hajdute....
Përgjigju