Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, protestuan përpara parlamentit, por askush nga deputetët që ndodheshin në seancë plenare, nuk erdhi të dëgjonte shqetësimin e tyre. Me thirrjet ‘Duam Pronat tona’, ata kërkojnë shpronësime të drejta sipas çmimeve të tregut.
“Në pozitë apo në opozitë, apsolutisht asnjë deputet. Edhe pse ju kemi ardhur tek dera, asnjë nga opozitarët nuk dënjojnë të luajnë nga karriget e parlamentit”, tregoi një banor.
“Ka 45 ditë që ne protestojmë dhe nuk vijnë as të opozitës, as të opozitës”, u shpreh një tjetër.
Me thirrje e pankarta në duar, ata i dhanë edhe një mesazh politikës.
“Nuk ka ngjyrim politik. O të vije të bashkohet me hallin që kemi ne se për politikë këto kanë të njëjtën lëkurë. Të dyja palët”, tregoi një tjetër.
Të vendosur, banorët shprehen se nëse nuk shpronësohen me vlerën e tregut, por dhe nëse nuk ndërtohet një rrugë dytësore, dhe mbikalime dhe nënkalime, do ta mbrojnë pronën e tyre me çdo formë, nëse do të jetë nevoja edhe me me dhunë.
“Po vijnë në mënyrë hajdutëshe për të kryer punimet, firma koncesionare. Do e mbrojmë me ligj. Do e mbrojmë me gjak. Dy shtëpi mi shkatërron, 3 dyzim e gjysmë tokë mi shkatërron”, tha një tjetër.
“Nëse janë të gatshëm të bëjnë 100 lapidar tek ne pa filluar rruga, lejë ta bëjë, nëse do shteti të bëje luftë me ne, le ta bëje”, përfundoi një tjetër.
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
79.6%
-
Të gabuar
16.2%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kavajë/ Gjendet një veliere në Karpen, sekuestrohet armë e fishekë! Dyshohet se drejtuesi ka rënë në det
12 Shtator, 16:50
-
Ndryshimet në ligjin për 'Urdhrin e Mjekëve', Koçiu: Shmanget konflikti i interesit! Rritje e transparencës dhe përmirësim i shërbimit
12 Shtator, 15:22
-
Vuan nga një sëmundje e rëndë, gjendja e ish-kryebashkiakut Safet Gjici paraqitet stabël!
12 Shtator, 12:02
-
'Mbetjet toksike të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Rama: Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela
11 Shtator, 22:33
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator, 20:24
-
Derbi kundër Dinamos, trajneri i Partizanit: Jemi të fokusuar, rivalët kanë histori
11 Shtator, 19:45
-
Tiranë/ Po ndiqej nga policia, i riu përfundon në Lanë! Rezulton i akuzuar për mashtrim, iu prezantohej të moshuarve si zyrtar i bashkisë dhe iu merrte para
11 Shtator, 17:42
-
Thomas ngeli 'i ngrirë' te goli i Gjeorgjisë, i vëllai zihet me tifozët në tribunat e 'Air Albania'! Ndërhyn edhe Foto Strakosha (VIDEO)
11 Shtator, 17:36
-
Zyrtare/ Dinamo prezanton Ilir Dajën një ditë para derbit kundër Partizanit: Rikthehem në shtëpi
11 Shtator, 16:46
-
Projekti i stadiumit të ri ‘Selman Stërmasi’, pritet votimi në Këshill Bashkiak! PD: Po grabiten pronat publike për kullat e betonit
11 Shtator, 16:06
-
Kategoria e Dytë/ Hidhet shorti, klubet e grupeve A dhe B mësojnë kalendarin e sezonit 2024-25
11 Shtator, 15:15