Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ka prekur zemrat e shumë ndjekësve pasi shfaqet një baba i brengosur që shtrëngon trupat e foshnjave të tij binjake, të dy të vrarë në sulmin kimik në Siri.
 
Babai ndodhet i ulur ndërsa fëmijët i ka të mbështjellë me batanije të bardhë.
 
babai
(Babai sirian me dy binjakët e pajetë)

Ata ishin në mesin e më shumë se 70 persona të vrarë - duke përfshirë 20 fëmijë - në sulmin shkatërrues në qytetin verior të Khan Sheikhoun, ndodhur të martën.
 
Rusia ka fajësuar rebelët për mizorinë, ndërkohë që Uashingtoni tha se besonte se vdekjet ishin shkaktuar nga gazi sarin rënë nga avioni sirian.

baba

babai

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com