TORONTO-Rrallë na ndodh që të shohim liderë botërorë të preken dhe aq më pak të derdhin lot gjatë një emisioni live. Një gjë të tillë e bën pikërisht kryeministri Justin Trudeau gjatë një emisioni televiziv ku takohet me një familje refugjatësh të ardhur nga Siria por që prej një viti janë resident në Kanada.
“Kur erdhëm në këtë vend ishte vetë kryeministri që na priti në aeroport,- u shpreh Vanig Garabedian,- e dini se cdo të thotë të lësh një zonë lufte, tokën tënde dhe të ndihesh i mrëseardhur në shtëpi? Ndihem krenar që jam kanadez njësoj sic ndihem edhe sirian”.
Ishin pikërisht këto fjalë të cilat prekën kryeministrin i cili gjatë emisionit shpërtheu në lot duke thënë:
“ Ishte shumë e rëndësishme të ishe aty në emër të të gjithë kanadezëve, ishte sikur i gjithë vendi ishte aty në momentin kur i mirëpritëm në vendin tonë” u shpreh Trudeau i cili shpeshherë me gjestet e tij tërheq vëmendjen e të gjithëve duke fituar admirim tek të gjithë.
/Shqiptarja.com

VIDEO