Prelocaj me bashkëshorten Muller mbërriti në Tiranë për “Polinën”

Prelocaj me bashkëshorten Muller mbërriti në Tiranë për “Polinën”

Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ka mbërritur sot në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, Valeri Muller për të qenë të pranishëm në shfaqjen e filmit të tyre “Polina”.

Filmi i Preljocaj me regji të Muller Polina, të vallëzosh jetën" do të shfaqet në orën ora 17:00 – në kinema Millenium në kuadër të pranverës së Frankofonisë në Shqipëri. Shfaqja e filmit do të bëhet në prani të regjisores Valérie Müller dhe të koreografit Angelin Preljocaj dhe hyrja do të jetë e lirë sipas një njoftimi nga ministria e Kulturës. Filmi do të shfaqet me titra në frëngjisht e në shqip. 

Polina” simbolikisht pasqyron jetën e koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prejlocaj, por subjekti tregon sfidat e një balerini të universalizuar në personazhin e një vajze ruse, Polinës, e cila kishte pasion baletin dhe po ushtrohej rreptësisht  në baletin klasik. Frymëzimi ka qenë historia e një balerine të re (Anastasia Shevtsova) që erdhi nga një qytet i ftohtë i Rusisë drejt Francës, ku mësoi baletin me sakrifica më të mëdha se sa e mendonte. Në film “vizatohet” një portret psikologjik i një gruaje të re që zbulon botën dhe postulatet mbi kapjen e vallëzimit modern nga kamera. Filmi krijon sekuenca të mahnitshme vallëzimi, ku producentët kanë arritur të bëjnë kamerën pjesë të koreografisë.


 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm