Elita e futbollit anglez, Premier League, po zhvillon raundin e 21-të në mesjavë. Të mërkurën në fushë zbritën 16 skuadra, teksa nuk munguan surprizat. Humbje për Chelsea dhe Tottenham, ndërsa në barazim u ndalën dy Manchesterat.

Në stadiumin 'Turf Moor' Burnley ndali 2-2 Manchester United. Për vendasit ndeshjen nga minuta e parë e nisi Armando Broja që zhvilloi një paraqitje të mirë për 76 minutat që ishte në aksion. Burnley kaloi në avantazh qysh pas 13 minutash lojë me autogolin e Heaven. Në pjesën e dytë Banjamin Sesko përmbysi ndeshjen për United me dopietën e tij, ndërsa ishte Jaidon Anthony që barazoi sfidën me një supergol. Duhet thënë se United u ndal nga trau i portës pasi mund të merrte tri pikë në një ndeshje me shumë raste.

Në 'Craven Cottage' të Londrës, Fulham fitoi 2-1 kundër Chelseat. Pas shkarkimit të Marescas 'Blutë' nuk po e marrin ende veten. Chelsea e nisi sfidën malore pasi Cucurella u ndëshkua me karton të kuq pas 22 minutave lojë. Golin e parë për vendasit e shënoi Jimenez pas 55 minutave lojë, para se Delap të vendoste ekuilibrat. Nëntë minuta nga fundi Wilson shënoi golin me vlerën e tri pikëve për Fulham. Chelsea në këtë sfidë u drejtua nga trajneri i përkohshëm Calum McFarlane, pasi Liam Rosenior ende nuk e ka marrë detyrën.

Në "Etihad Stadium" Manchester City u ndal në barazimin 1-1 nga Brighton. "Qytetarët" kanë tre barazime radhazi duke qenë kështu me pesë pikë pas nga Arsenali (një ndeshje më pak) kryesues. Ishte Haaland që kaloi Cityn në epërsi pas 41 minutave lojë nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në fraksionin e dytë Mitoma vendosi ekuilibrat. Me 43 pikë City mbetet në vendin e dytë.

Raundi i 21-të në Premier League do mbyllet sot në orën 21:00, me kryesuesit e Arsenalit që presin në "Emirates" Liverpoolin, për një ndeshje që premton spektakël.

Premier League, raundi 21:

E mërkurë, 07 janar 2026:

Bournemouth 3-2 Tottenham

Brentford 3-0 Sunderland

Crystal Palace 0-0 Aston Villa

Everton 1-1 Wolves

Fulham 2-1 Chelsea

Manchester City 1-1 Brighton

Burnley 2-2 Manchester United

Newcastle 4-3 Leeds

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
VIDEO/ Manchester City ndalet sërish, vetëm 1-1 kundër Brighton

1767872229_manchestercity.JPG

Në "Etihad Stadium" Manchester City u ndal në barazimin 1-1 nga Brighton. "Qytetarët" kanë tre barazime radhazi duke qenë kështu me pesë pikë pas nga Arsenali (një ndeshje më pak) kryesues. Ishte Haaland që kaloi Cityn në epërsi pas 41 minutave lojë nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në fraksionin e dytë Mitoma vendosi ekuilibrat. Me 43 pikë City mbetet në vendin e dytë.

Ora 12:04
U shfaq me logon e Arsenalit 'në duar', tifozët e Tottenham kërkojnë shkarkimin e trajnerit të tyre

1767870289_thomasfrank.jpg

E pabesueshme ajo që ndodhi mbrëmë me trajnerin e Tottenham, Thomas Frank. Përpara ndeshjes ndaj Bournemouth (Tottenham humbi 3-2), u publikua një foto ku ai shfaqet duke mbajtur dhe duke pirë nga një gotë ku dukej qartë logo e Arsenalit, klubit rival më 'urryer' të qytetit.

Ai tha pas ndeshjes se nuk e kishte vënë re logon dhe se do të ishte “absolutisht e çmendur” të bënte diçka të tillë në mënyrë të qëllimshme si trajner i Tottenhamit. Tifozët po kërkojnë shkarkimin e tij, shto këtu edhe faktin e rezultateve të dobëta.

Ora 11:34
VIDEO/ Chelsea humbet 2-1 nga Fulham, 'Blutë' pesë ndeshje pa fitore

1767868495_fulham.jpg

Në "Craven Cottage" të Londrës, Fulham fitoi 2-1 kundër Chelseat. Pas shkarkimit të Marescas 'Blutë' nuk po e marrin ende veten dhe kanë pesë ndeshje pa fitore. Chelsea e nisi sfidën malore pasi Cucurella u ndëshkua me karton të kuq pas 22 minutave lojë. Golin e parë për vendasit e shënoi Jimenez pas 55 minutave lojë, para se Delap të vendoste ekuilibrat. Nëntë minuta nga fundi Wilson shënoi golin me vlerën e tri pikëve për Fulham. Chelsea në këtë sfidë u drejtua nga trajneri i përkohshëm Calum McFarlane, pasi Liam Rosenior ende nuk e ka marrë detyrën.

Ora 11:11
Armando Broja titullar, Burnley barazon 2-2 kundër Man. United (VIDEO)

1767867142_armandobroja.JPG

Në stadiumin 'Turf Moor' Burnley ndali 2-2 Manchester United. Për vendasit ndeshjen nga minuta e parë e nisi Armando Broja që zhvilloi një paraqitje të mirë për 76 minutat që ishte në aksion. Burnley kaloi në avantazh qysh pas 13 minutash lojë me autogolin e Heaven. Në pjesën e dytë Banjamin Sesko përmbysi ndeshjen për United me dopietën e tij, ndërsa ishte Jaidon Anthony që barazoi sfidën me një supergol. Duhet thënë se United u ndal nga trau i portës pasi mund të merrte tri pikë në një ndeshje me shumë raste.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Broja I madh: 08/01/2026 23:45

    Nese Broja luan me keto ritme fantastike fizike dhe me pak fat besoj Broja Manaj dhe Uzuni do ti bejne total 3 gola Polonise duke hapur dyert drejt Kupes se Botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?