Premier League, Çelsi kampion dimri
ndalen City dhe United,fiton Arsenali

Premier League, Çelsi kampion dimri<br />ndalen City dhe United,fiton Arsenali
Me 46 pikë në 19 ndeshje Çelsi shpallet kampion dimri në kampionatin anglez të futbollit. Barazimi me Sauthempton nuk i ka ndaluar blutë e Londrës që të festojnë festat e fundvitit të parët në renditje. Në ndeshjen e fundit blutë e drejtuar nga Murinjo bënë gjithçka për të fituar, por fati dhe aftësitë e portierit kundërshtar bënë që të humbte dy pikë të rëndësishme, megjithatë jo vendimtare, pasi lufta për titullin vazhdon.

Manchester City nuk përfitoi nga gabimi i Çelsit, pasi u ndal në barazim 2-2 me Burnley. Kampionët e Anglisë e kishin ndeshjen nën kontroll pas avantazhit të krijuar, por nuk e ruajtën dot deri në fund duke zhgënjyer. Totenhem ndaloi Manchester United po në barazim 0-0. Ndërsa Arsenali fitoi 1-2 ndaj West Ham.
 
 
Premier League
 

Tottenham Hotspur 0 - 0 Manchester United
Southampton 1 - 1 Chelsea
Aston Villa 0 - 0 Sunderland
Hull City 0 - 1 Leicester City
Manchester City 2 - 2 Burnley
Queens Park Rangers 0 - 0 Crystal Palace
Stoke City 2 - 0 West Bromwich Albion
West Ham United 1 - 2 Arsenal
Newcastle United 3 - 2 Everton


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit