Premier, probleme për Leicester
kalendari favorizon Tottenham

Premier, probleme për Leicester<br />kalendari favorizon Tottenham
Katër javë nga fundi i Premir League, gjërat po bëhen të vështira për Leicester City që kryeson kampionatin me 73 pikë, pas barazimit të sotëm me West Ham.

Tottenham i vendit të dytë njek me 65 pikë, por me një ndeshje më pak se kryesuesit. Spurs-at do të luajnë nesër në tranfertë me Stoke City-n e vendit të nëntë, që vjen nga një humbje 1-4 me Liverpool-in. Dhe nëse Tottenham fiton, diferenca ngushtohet në 5 pikë.

Por, po ti hedhësh një sy kalendarit, Leicester ka përballë sfida me kundërshtarë më të vështirë në letër se Tottenham. Në tre ndeshjet e fundit, Leicester do të jetë përballë Manchester United, Everton dhe Chelsea. Ndërsa në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Swansea, do të mungojë sulmuesi kryesor Vardy, që në përballjen e sotme kundër West Ham mori dy kartona të verdhë.
 
Ndeshjet e mbetura të Leicester
Leicester-Swansea
Manchester United-Leicester
Leicester-Everton
Chelsea- Leicester

Ndeshjet e mbetura të Tottenham
Stoke City- Tottenham
Tottenham-West Bromwich
Chelsea- Tottenham
Tottenham-Southampton
Nwescastle- Tottenham

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)